Kosova
Në pikëkalimin me Kroacinë, Serbia bllokon qindra kosovarë
Pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, në pikë kalimin me Kroacinë, kanë bërë të ditur disa shtetas të Kosovës dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.
Bëhet e ditur nga Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, i cili ka shkruar se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.
“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, ka shtuar Haxholli.
Haxholli ka thënë se është në pritje të përcjelljes së afërt që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci për t’iu gjetur afër qytetarëve.
Sipas njërit prej qytetarëve të bllokuar, janë më shumë se 15 autobusë të ndaluar.
Një mërgimtar i bllokuar në këtë pikalim ka thënë se policia serbe s’ka pasur sjellje të këqija ndaj tyre, porse u kanë thënë se pa urdhër të Beogradi s’mund të bëjnë zgjidhje.
“Prej orës 22:30, jemi të bllokuar në zonën neutrale. Na kanë marrë letërnjoftimet dhe na kanë vendosur në zonë neutrale, në pikëkalimin me Kroacinë. S’ka asnjë përgjigje pse, ose ndonjë vërejtje. Veç po na thonë pritni. S’kemi mundur të kontaktojmë me askënd. Vetëm qytetarët që posedojnë letërnjoftim të Kosovës janë bllokuar. Policia ka hyrë brenda në autobus dhe na ka marrë të gjithëve letërnjoftimat. Mbi 1000 udhëtarë janë të bllokuar. Policia serbe s’është sjellë keq, por po na thonë pritni. Pa ardhur urdhri nga Beogradi, s’mund të bëjmë zgjidhje na kanë thënë”, ka thënë ky qytetar.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare














