Kosova
Në orën 18:00 serbët nisin bllokimin e kufirit me Kosovën
Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Siç raportojnë mediat serbe, bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.
“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.
“Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdar nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi Konçul nuk do të bllokohet tani për tani. Do të lejojmë vetëm automjete spitalore, si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe. Nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, atëherë dokumentet e Kosovës nuk mund të jenë të vlefshme as në Serbinë qendrore”, tha Rojeviq, duke shtuar se të jenë të paktën 400 persona në bllokadë në çdo vendkalim.
Për shkak të kësaj, institucionet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë kalimin nga Serbia.
Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin transit nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka bërë thirrje të enjten që kufiri të mos kalohet as në pikëkalimin e vetëm me Malin e Zi, Kullë.
“Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë transit përmes territorit të Serbisë dhe në pikëkalimin kufitar Kullë (Mali i Zi), të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në pikëkalimet kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe me pikëkalimin kufitar me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











