Integrimi
Dënohet kosovari: Ka mashtruar murgun për më shumë se 100.000 franga
Ai përgjatë viteve i ka dhënë atij 27 herë shuma të ndryshme parash - duke arritur kështu te një shumë prej më shumë se 100,000 frangash
Prej vitesh, një 43-vjeçar vizitonte një murg plak të një manastiri të Zugut. Ai sajonte gënjeshtra nghjethëse dhe shfrytëzonte në mënyrë të paturpshme mirëbesimin e murgut.
Tani, mekaniku kosovar është dënuar për mashtrim.
Duke qenë person thellësisht i devotshëm, murgu nga manastiri i Zugut e konsideronte si detyrë të tij të krishterë të ndihmonte të tjerët, transmeton albinfo.ch.
Kështu, ai në vazhdimësi i jepte para një mekaniku. Një herë për një operacion, herën tjetër për shkollimin e së bijës ose për të blerë ushqime. Vite më vonë u bë e qartë se të gjitha ishin histori gënjeshtrash. Murgu pra viktimë e një mashtrimi të paturpshëm.
I akuzuari tashmë 43-vjeçar kishte vizituar rregullisht klerikun midis viteve 2017 dhe 2020 në manastirin e Zugut. Ai i tregonte atij për emergjenca dhe tragjedi të shumta që i kishin ndodhur në jetën e tij dhe kështu haste në zemër të hapur te murgu mbi 85-vjeçar, i cili gjithmonë besonte në të mirën e njerëzve.
100 000 franga në 27 këste
Ai përgjatë viteve i ka dhënë atij 27 herë shuma të ndryshme parash – duke arritur kështu te një shumë prej më shumë se 100,000 frangash, shkruan zentralplus.ch. Pasi i ishin harxhuar kursimet, murgu kishte marrë hua nga miqtë dhe të njohurit për të vazhduar të ndihmonte familjen.
Kërkesat e 43 vjeçarit konsistonin ndër të tjera në mungesën e parave për gruan e tij, e cila dyshohej se vuante nga kanceri. Kleriku ka paguar edhe për varrimin e saj. Më vonë ai u desh të financonte qëndrimin në spital apo shkollimin e vajzës së të akuzuarit.
“Ai e dinte saktësisht se si duhej të manipulonte dhe të bënte presion ndaj murgut në mënyrë që ai të bënte pagesa të mëtejshme si rezultat i natyrës së tij të mirë dhe gatishmërisë për të ndihmuar”, thuhet në shkresën e prokurorit publik të Zugut në kuadrin e urdhrit penal që së fundmi ka marrë formë të prerë.
Kleriku nuk kishte mundësi të kontrollonte nëse situatat emergjente jashtë vendit, të cilat ja paraqiste kosovari, ishin të sakta, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, mekaniku vazhdonte t’i tregonte atij “dëshmi” të falsifikuara me shkrim lidhur me këtë. Për një kohë të gjatë, vetë murgu nuk pranonte të besonte se ai mund të mashtrohej. “I besonte verbërisht të akuzuarit”, thotë prokurori publik.
Prifti kishte injoruar paralajmërimet nga eprorët e tij dhe nga Caritas-i.
Nisur nga fakti se ai ka injoruar të gjitha sinjalet paralajmëruese dhe ka neglizhuar masat më elementare parandaluese, zyra e prokurorit publik i vë si barrë priftit të ashtuquajturën “shkelje të përgjegjësisë së viktimës”, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se zbutet dënimi për të akuzuarin sepse viktima ia ka lehtësuar atë.
Një shans i fundit
Zyra e prokurorit publik e konsideron gjobën prej 180 njësish ditore të përshtatshme për veprën penale të mashtrimit. Meqenëse i akuzuari nuk ka as të ardhura të mjaftueshme, as kursime dhe as vendbanim të përhershëm në Zvicër, kjo masë ndëshkimi gjithsesi nuk mund të realizohej.
Prandaj mekaniku dënohet me 180 ditë burg me kusht. Ai duhet të mbajë kaq ditë burgim nëse brenda pesë viteve të ardhshme kryen ndonjë vepër penale, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, kosovari tashmë i ka mbajtur 69 ditë paraburgim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












