Kosova
Në Kosovë, prezent gripi i shpendëve H5N8
Sot, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pas kryerjes së hulumtimeve diagnostikuese në fermat e dyshimta, lëshoi një komunikatë.
Thuhet se mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e gripit të shpendëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 (Gripi i shpezëve H5N8), njofton Klankosova.tv.
Testi është kryer në Strishot orofaringeale (pulë) me metodën Real Time RT-PCR.
“Shtabin nacional i krizës është duke punuar për koordinim të veprimeve në terren, për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen. Janë asgjësuar shpezët në pesë ferma të ekonomive familjare në katër qytete të ndryshme, dhe dy ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim”, thuhet në kumunikatën e AUVK-ut.
Sipas OBSH-së, gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpendëve), i cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët.
“H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit; megjithatë, shtatë persona në Rusi u gjetën të infektuar në 2021, ata ishin punëtorët të fermave të pulave të cilët morën pjesë në një operacion reagimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve A (H5N8). Rastet mbetën asimptomatike për tërë kohëzgjatjen e vëzhgimit (disa javë). Strishot nazofaringeale vijues u mblodhën gjatë periudhës së vëzhgimit mjekësor dhe u testuan negativisht për gripin e shpendëve A (H5N8)”.
Në këtë rast asnjë manifestim i dukshëm klinik nuk u raportua nga asnjë punëtor i fermës nën mbikëqyrjen mjekësore, anëtarët e familjes së tyre ose kontakte të tjera të ngushta të shtatë rasteve.
“Gripi i shpendëve kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndosha. Gjithashtu mund të transmetohet, kur zogjtë bien në kontakt me pajisje ose materiale (përfshirë ujin dhe ushqimin për kafshë) që janë kontaminuar me jashtëqitje ose sekrecione nga hunda ose goja e zogjve të infektuar. Njerëzit gjithashtu mund të përhapin sëmundjen indirekt nga ferma në fermë duke mbajtur virusin në veshjet e tyre, çizmet ose përmes rrotave të automjeteve. Zogjtë e egër normalisht mund të mbajnë virusin pa u sëmurur vetë”.
Të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar dhe po punojnë ne teren për të lokalizuar fermat e prekura, tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezentë ne fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtar duke respektuar masat e biosigurisë.
“Po mbikëqyrën fermat e vendosura në izolim. Po ashtu nisjen e hulumtimeve në fermat përreth tyre ne perimetër 3 kilometra. Të gjitha veprim janë duke u realizuar konform Udhëzimit administrativ Nr.24/2005 për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpendëve ‘Gripi i shpendëve’, Avian Influenza.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













