Lajme
Në Kosovë nuk ka E-coli (EHEC)
"Import të ushqimit nga zonat me rrezik për momentin nuk ka", thuhet në një njoftim të kabinetit të zëvendëskryeministrit Bukoshi
Të gjitha prodhimet e testuara në Kosovës lidhur me infektim të ushqimit me bakterin E-coli kanë rezultuar të sigurta. Rastet e infektimeve që po përhapen me shpejtësi në Evropën Qendrore janë serioze dhe Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa për ruajtjen e shëndetit publik.
Në njoftimin për media të kabinetit të zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, i angazhuar për shëndetësi, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVU) ka ngritur nivelin e kontrollit të produkteve ushqimore me origjinë bimore që importohen nga zonat e prekura. AVU, Doganat dhe Policia e Kosovës përmes mekanizmave për menaxhim të integruar të kufirit po vepron me mbikëqyrje të shtuar të hyrjes së produkteve ushqimore me origjinë bimore në Kosovë.
“Import të ushqimit nga zonat që konsiderohen me rrezik për momentin nuk ka”, thuhet në një njoftim të kabinetit të zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi.
Po ashtu bëhet e ditur se është njoftuar edhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe janë vënë në veprim planet për të trajtuar rastet e mundshme dhe parandaluar përhapjen në rast të rrezikut. Ky rrezik për momentin konsiderohet i ulët, ndërsa epidemitë në të kaluarën dhe bashkëpunimi i ngushtë me organizata botërore për shëndet publik kanë krijuar kapacitet për tu përballë me sukses edhe me këtë rrezik.
Në njoftim potencohet se se institucionet e Kosovës janë në kontakt me autoritet përkatëse në BE dhe në vendet në rajon.
“Në çdo rast, institucionet e Kosovës do të veprojnë shpejtë dhe me vendosmëri konform masave të rekomanduara. Rekomandimet nga institucionet evropiane për shëndet publik janë kujdesi i lartë për higjienën gjatë përgatitjes dhe konsumit të ushqimit. Pastrimi i duarve, sidomos para përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit janë mbrojtje efektive nga infektimi”, thuhet në njoftim.
Është thënë se ditëve në vijim, mekanizmat për inspektimin e tregut do të ndërmarrin aksione për të siguruar zbatimin e plotë të ligjeve për mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa kërkohet nga komuniteti i biznesit dhe qytetarët të na ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të përgjithshëm, duke ushtruar kujdesin e zakonshëm për higjienën.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













