E-Diaspora
Gjermani: Shfaqet dokumentari “Ferdonija”
Në Shtutgart të Gjermanisë javën që lamë pas janë mbajtur disa aktivitete kulturore, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtyre aktiviteteve u shfaq dokumentari “Ferdonija”, që tregon rrëfimin e një nëne gjakovare, e cila humbi djemtë dhe burrin në luftën e fundit në Kosovë.
Pos dokumentarit, nuk munguan as promovimet e librave dhe shfaqjet teatrale.
Ndërkaq, ky aktivitet u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë.
“Aktivitetet kryesore ishin shfaqja e dokumentarit “Ferdonije” e autores Shkurta Dauti, promovimi i tri librave, monografia e veprimtarit të shquar Vitor Spaqi, monodrama “Prapaskena e Fatit”, komedi nga aktori Herian Mustafaraj, monologu nga Mentor Thaqi, piano Domenik Spaqi, recital dhe këngë Laura Spaqi si dhe promovimi i librit “Universi i Jetes” nga Martin Cuni”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe z.Burim Krasniqi, shef i kabinetit të ministrit Gashi, Maliqe Hashani, drejtoreshë e DRKAKD-së, z. Besnik Miftari-konsull në Shtutgart, po ashtu dhe profesor, aktivist, shkrimtar dhe përfaqësues i shoqatave të ndryshme.
Përfaqësues të ministrisë dhe qendrës më pas shkëmbyen mes vete mirënjohje e dhurata.
MDIS po ashtu ka njoftuar se përfaqësues të kësaj ministrie kanë mbajtur takime me kryetarë shoqatash, mësues të lëndëve të Gjermanisë dhe me bashkatdhetarë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













