Koronavirusi: çast pas çasti

Në Gjermani rriten rastet e reja me Covid-19

Shteti gjerman ka njoftuar edhe për 933 të infektuar me koronavirus, që e rrisin në 170,508 numrin e përgjithshëm të tyre.

Të dhënat e fundit paraqesin rritje të madhe, krahasuar me 357 rastet e reja, të raportuara një ditë më parë.

Por, sipas autoriteteve shëndetësore, kjo lëvizje mund të jetë pasojë e raportimeve të vonuara gjatë fundjavës.

Numri zyrtar i viktimave në Gjermani u rrit për 116, përkatësisht në 7,533, përcjell Albinfo.ch.