Kosova
Në Ditën e çlirimit, përurohet shtatorja e Hasan Prishtinës
Në 20-vjetorin e ditës së çlirimit të qytetit të Vushtrrisë është inauguruar sheshi dhe shtatorja e patriotit Hasan Prishtina në Vushtrri.
Me këtë shtatore, ky i fundit është ‘kthyer’ në vendin e tij, nga ku u tha se do të kujtohet përjetë jeta dhe vepra e tij.
Siç raporton Kosovapress, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se përulen para atyre të cilët derdhen gjak për lirinë e vendit. Ai po ashtu tha se në këtë përvjetor agoi dielli i lirisë për qytetin historik, të cilin ai e udhëheq tani.
Tahiri u shpreh krenar që në këtë përvjetor përmes inaugurimit të shtatores së Hasan Prishtines, ai po kthehet në vendin e tij të lindjes. Ai shtoi se kjo shtatore duhet të shërbejë si inspirim për vazhdimin e rrugës së tij.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, tha se Hasan Prishtina ka eshtrat nën dhe, por ai është i gjallë.
Kurse në emër të shoqatave të dala nga lufta, Shaip Hyseni tha se do ta kujtojnë gjithmonë luftën e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi të vendit.
Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe shumë përfaqësues politikë e qytetarë të këtij vendi.
Kuvendi Komunal ka ndarë edhe mirënjohje për dëshmorët e rënë.
Ndërkaq, është ndarë edhe çmimi “Pena e artë” për Remzie Zekollin, për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë.
Me çmimin “Nderi i Qytetit”, kryetari Tahiri ka dekoruar atdhetarin Ali Jonuzi. Në emër të presidentit janë ndarë dekorata “Hero i Kosovës” për Avni Saraqi, Bahri Kuçi, Bektesh Haliti, Andi Hajrizi, Nezir Ymeri e disa të tjerë.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












