Lifestyle
Ndikimi i filmit “Crazy Rich Asians”
Për aktoren Victoria Loke, shpërblimi më i mirë për të luajtur në filmin "Crazy Rich Asians" është të bëhet pjesë e rëndësishme në diskutimet rreth identitetit kulturor dhe përfaqësimit në një film Hollywoodi.
26-vjeçarja luan Fiona Cheng, gruaja e personazhit kryesor. Komedia romantike, bazuar në librin më të shitur të vitit 2013 me të njëjtin emër nga Kevin Kwan, tregon historinë e një njujorkezeje që shkon në Singapor për t’u takuar me të dashurin e saj të pasur me prejardhje kineze.
Filmi i fundit i Hollywoodit, me përfshirje të madhe të aktorëve aziatikë ishte “The Joy Luck Club” në vitin 1993.
Filmi ka tërhequr kritika për mospërfaqësimin e shoqërisë multietnike të Singaporit dhe për interpretimin e kulturës aziatike nga pikëpamja perëndimore dhe ajo e Hollywoodit. Përndryshe, filmi nxjerr në pah përplasjen e kulturave perëndimore dhe aziatike dhe tensionin mes familjeve kineze të vjetra në Singapor.
“Crazy Rich Asians” gjithashtu shfaq arkitekturën moderne dhe tradicionale të Singaporit, parqet, plazhet tropikale, ushqimin në rrugë dhe muzikën.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











