Lajme
Nderohet me medaljen e artë të ekselencës nxënësi shqiptar nga Trump
Dario Toska, për të dytën herë brenda një cikli shkollor është nderuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me medaljen më të lartë për arritje akademike. Dario u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”, përcjell albinfo.ch.

Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer, në përfundim të klasës së pestë dhe asaj të tetë. Dario sapo përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8- të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë.

Shqiptari Dario Toska, bashkë me prindërit e tij, provuan këto ditë një tjetër gëzim të veçantë. Që nga klasa e parë e deri me përfundimin e klasës së tetë, ai ka pasur vetëm rezultate të shkëlqyera, duke u shpallur çdo vit si nxënësi më i mirë i shkollës.

Edhe në vitin 2017, me mbarimin e klasës së pestë, Dario u vlerësua me këtë medalje. Presidenti Trump do t’i akordonte për të dytën herë medaljen e artë të ekselencës, një rast ky i rrallë. Dario është djali i Valbona Zenelit dhe Igli Toskës.

Dario ka shkëlqyer jo vetëm në mësime. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave e konkurseve në matematikë, histori, letërsi, Spelling Bee e të tjera dhe ka përfaqësuar shkollën e tij në olimpiada të sistemit të shkollave amerikane në Europë. Dario, megjithëse ende nuk ka mbushur 14 vjeç, zotëron disa gjuhë të huaja dhe pasioni i tij i madh është leximi.
Pa bërë asnjë ditë mësim në gjuhën shqipe, ka lexuar të gjithë veprën e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Dario ka pasion sportin dhe artin, sidomos pikturën. Para disa vitesh u prezantua në një libër së bashku me të ëmën e tij, Valbonën, ku me një mjeshtëri kishte skicuar pikturat e shkrimeve ekonomike dhe politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











