Kosova
Ndërmarrës prestigjiozë zviceranë vlerësojnë kapacitetet e Kosovës për investime
Ajo që u vlerësua më shumë nga mysafirët zviceranë ishte kapaciteti i prodhimit dhe potenciali i punonjësve, e në veçanti gatishmëria e ambientimit në bazë të kërkesave
Më 22 dhe 23 qershor, një ekip ndërmarrës prestigjiozë zviceranë të ekonomisë kanë qëndruar në Kosovë për një vizitë dyditore, nga e cila janë mbajtur një sërë takimesh me qëllim njohjeje dhe krijimi të mundësive të bashkëpunimit me kompanitë vendase, të specializuara në fushën e teknologjisë informative dhe sektorin e ndërtimtarisë, arkitekturës e mobilierisë.
Emra të rëndësishëm të ekonomisë dhe udhëheqës të bizneseve si: Pierre dhe Sebastien Lamunière nga Edipresse group, e cila është në pronësi të familjes Lamunière me aktivitete në sferën e mediave, sipërmarrjeve digjitale e po ashtu në patundshmëri e ndërtimtari bashkë me Jean-Marc Probst (Probst group Holding SA), Pierre-Marcel Favre nga Edition Favre si dhe me themeluesin dhe udhëheqësin e Orllati Group, Avni Orllati, fitues i çmimit prestigjioz zviceran për industri “EY Sipërmarrës i Vitit”, përgjatë dy ditëve u takuan me pronarë dhe përfaqësues të disa prej kompanive kosovare, të cilat, me programet dhe shërbimet e tyre janë të gatshme për tregun ndërkombëtar.
Shikoni reportazhin video të vizitës: https://fb.watch/mlO_fs0yBB/
Ky delegacion pa për së afërmi zhvillimet e fundit rreth asaj çfarë ofrojnë këto kompani, duke hapur rrugë bashkëpunimi mes Zvicrës dhe Kosovës.
Ajo që u vlerësua më shumë nga mysafirët zviceranë ishte kapaciteti i prodhimit dhe potenciali i punonjësve, e në veçanti gatishmëria e ambientimit në bazë të kërkesave si dhe avancimi, kështu duke qenë në hap me ndryshimet teknologjike dhe tregun ndërkombëtar.
Lexoni po ashtu:
Kosovë: Realizohet dita e parë e vizitës nga përfaqësuesit e Forumit të ndërtimtarisë Zvicër-Kosovë
Gjatë ditës së parë, nën organizimin të platformës mediale albinfo.ch online&print, dhe në mbështetje të USAID Kosovo Compete Activity, ekipi shoqëroi këta udhëheqës tek kompanitë si: Metdaan, Starlabs, Speex e Kutia. Atje u prezantuan vlerat dhe sukseset e secilës prej tyre në projektet teknologjike dhe në mediumin Klan Kosova. Ndërsa gjatë ditës së dytë, përfaqësuesit vazhduan takimet e tyre në ndërmarrjet prodhuese, të ndërtimit e arkitekturës dhe dizajnit si; studio Modium, fabrikën e shtëpive modulare Instabuilt dhe shtëpinë e mobilierive Ciao Berto. Bashkorganizator të këtij projekti është USAID Kosovo Compete Activity, që kanë planifikuar agjendën e kësaj vizite në Kosovë.
Si shenjë falënderimi dhe mirëseardhjeje, të premten pasdite, delegacioni u prit në Rahovec, te Bodrumi i verës “Stone castle”, me ç’rast mysafirët u njohën me procedurën e prodhimit si dhe shijuan këtë produkt vendor kosovar.
Kjo vizitë e liderëve zviceranë u përmbyll në takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një darkë, ku, pos përgjigjeve që mysafirët morën për shumë pyetje lidhur me Prishtinën, u bisedua edhe për mundësitë, strukturat politike dhe fondet mbi të cilat mund të krijohen projekte të reja mes bizneseve.
Më shumë foto:
Vizita e ndërmarrësve prestigjiozë zviceranë në Kosovë/
Avni Orllati, bashkë me pjesëtarët e familjeve Lamunière, Probst dhe Favre u impresionuan nga gjithçka që ofron kryeqyteti dhe kompanitë me kapacitet ekonomik, duke lënë kështu të hapur rrugën për bashkëpunim si dhe duke pranuar që tashmë Kosova është një vend potencial për investim.
Foto: Leotrim Canaj
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i është drejtuar kancelarit të Gjermanisë,...
-
Kosovë: 6634 persona të regjistruar për votim nga diaspora, ja deri kur është afati
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
Jeta në Austri
-
‘Të zhvendosni të moshuarit’: Si duan austriakët të zgjidhin kostot në rritje të qirasë Me rritjen e kostove të strehimit në Austri, një sondazh i fundit ka zbuluar se si...
-
Austria mbetet prapa në pagesat pa para
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Austri: Deri në 20% të pacientëve humbasin terminet te mjeku
-
A do të përballet Austria me grevat e vjeshtës kur fillojnë negociatat kyçe të sindikatave?