Shkurt.ch
Ndalohet përkohësisht vëzhgimi i fshehtë i pensionistëve invalidorë
Zyra Federale për Sigurime Sociale bazuar në vendimin në fjalë ka vendosur që përkohësisht të mos urdhërojë më observime të tilla dhe t`i ndërpresë ato që tashmë kanë qenë duke u zhvilluar
Autoritetet përgjegjëse nuk guxojnë t`i vëzhgojnë në mënyrë të fshehur pensionistët e invaliditetit (IV) me qëllimin për të zbuluar abuzimin e parave të sigurimit nga ana e tyre. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale, duke iu referuar një vendimi që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka mare për një rast të sigurimit nga aksidentet.
Për observim (monitorim, vëzhgim) të përfituesve të pensionit invalidor mungon baza e qartë ligjore, ka theksuar Gjykata Federale, transmeton albinfo.ch. Së këndejmi, Zyra Federale për Sigurime Sociale bazuar në vendimin në fjalë ka vendosur që përkohësisht të mos urdhërojë më observime të tilla dhe t`i ndërpresë ato që tashmë kanë qenë duke u zhvilluar.
Në rastin konkret, gjyqtarët nga Lozana kanë vendosur që, dëshmitë e nxjerra nga vëzhgimi i tillë, mund të përdoren. Pensioni Invalidor i ishte ndërprerë me të drejtë personit pasi që interesi publik kishte qenë më i madh se ai individual i personit të prekur me atë rast, transmeton albinfo.ch. Ky person ishte monitoruar vetëm në ambiente publike dhe vetëm gjatë katër ditëve, nga 5 deri 9 orë në ditë.
Para observimit të tij, autoritetet tashmë kishin dyshime se ai përfitonte pa të drejtë pensionin invalidor. Kështu, gjykata konstaton se prekja e sferës private në këtë rast ka qenë relativisht e lehtë. Ndërsa ajo që ndalohet është observimi në hapësirat jo publike, gjegjësisht në ambientet private ku frekuenton personi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











