Kosova
Nata e 15-të e protestës “Jo në emrin tim”: Kërkohen veprime konkrete për Ligjin për Dhomat e Specializuara
Mijëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”.
Protesta po zhvillohet në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me kërkesën që institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me këtë çështje.
Gjatë protestës, qytetarët kanë brohoritur “Marre!” dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar institucioneve të Kosovës.
Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është procedimi dhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar që procesi të mos mbetet vetëm në nivel deklaratash politike, por të pasohet me veprime institucionale.
Organizatorët kanë kërkuar që projektligji të procedohet në Kuvend dhe të trajtohet me përparësi.
Në protestat e ditëve të fundit, qytetarët u kanë bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë në lidhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kjo kërkesë është përsëritur edhe në natën e 15-të të protestës.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë që nga 16 shtatori. Organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve dhe një protestë më të madhe më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu”.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










