E-Diaspora
Naimi menaxhon me sukses me 40 punonjës në zonën kirurgjike në Schwabing
Naim Gudaçi, 48-vjeçar, është kreu i një ekipi prej 40 punonjësish dhe përgjegjës për të gjitha proceset në sallat operative të spitalit në Schwabing
Kur Naim Gudaçi, në vitin 1993 erdhi në Gjermani, ai donte të qëndronte për disa muaj, të fitonte para dhe më pas të vazhdonte studimet mjekësore në vendlindje. Por, trazirat në Kosovë pas rënies së Jugosllavisë gjithnjë e më shumë po eskalonin, me demonstrata dhe arrestime masive.
Gudaçi, atëbotë 22-vjeçar, qëndroi në Schleswig-Holstein dhe gjeti një çift të moshuar, i cili atij i jepte mësime për gjuhën gjermane, duke i gjetur edhenjë punë si infermier i të moshuarve, në një qendër psikiatrike. “Nuk ishte aspak lehtë pa ditur asnjë fjalë gjermane, por kurrë nuk hezitova dhe komunikoja me duar dhe këmbë dhe mësova sa më shumë që ishte e mundur”, transmeton albinfo.ch.
Naimi pastaj e përfundoi trajnimin si infermier. Për shkak të mjeteve financiare, ai shumë shpejt hoqi dorë nga ëndrra e tij për tu bërë mjek. “Ishte vendim i duhur”, pohon sot Naimi për “Süddeutsche Zeitung”, përcjell Albinfo.ch, sepse e kuptoi se në fushën e infermierisë mund të depërtojë shumë shpejt. Dhe me këtë rast, studimet e tij mjekësore me siguri se e ndihmuan shumë.
Sot, në letërnjoftimin e tij që e mban në pllakën në gjoks, shkruan “Menaxhmenti qendror i përgjithshëm OP”. Naim Gudaçi, 48-vjeçar, është kreu i një ekipi prej 40 punonjësish dhe përgjegjës për të gjitha proceset në sallat operative të spitalit në Schwabing. Një punë me shumë përgjegjësi.
“Gjëja më e vështirë në fillim, ishte gjuha”, thotë ai në retrospektivë.
Kur mbaroi trajnimin, punoi në Hamburg si një infermier kirurgjikal, më pas në vitin 2001 për hir të “dashurisë” erdhi në Munih. Ai u bë baba, fillimisht mori përsipër menaxhimin e divizionit në sallën e operacionit në Klinikën Schwabing, pastaj në vitin 2009 menaxhimin e përgjithshëm. Organizimi i proceseve të komplikuara për të janë vetëm argëtim, “asnjë ditë nuk është si tjetra”. Ai ka të bëjë me anesteziologët, kirurgët dhe mjekët e të gjitha departamenteve, me fëmijë dhe pacientë të rritur, dhe ai drejton ekipin e tij të madh të infermierisë. Në Munih, ai ka kohë që ndihet “vendas”, thotë dhe qeshet, “vetëm edhe tifoz i FC Bayernit nuk jam bërë ende”.
Kush dëshiron të jetë një infermier, “me të vërtetë duhet ta pëlqejë profesionin”, thotë Naimi. Ai duhet të merret me njerëz të moshuar dhe të sëmurë. E ardhmja e kujdesit është shqetësuese për Gudaçin. “Kush do të kishte menduar se spitalet gjermane do të duhej të mbyllnin azilet në vitin 2018, sepse nuk kanë më infermierë të mjaftueshëm?”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











