Futboll

Mustafi kalon te Schalke

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, do të luajë në Bundesligë në pjesën e parë të këtij viti. Mustafi të hënën mbrëma ka kompletuar transferimin te Schalke. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fund të edicionit aktual.

Te Arsenali, ku mbrojtësi ka luajtur deri më tani, kanë vlerësuar kontributin e Mustafit.

“Ai luajti një pjesë shumë të rëndësishme në sezonin të parë si trajner dhe unë do ta falënderoj për profesionalizimin e tij dhe që ka qenë i gatshëm gjithmonë. I dëshirojmë suksese te Schalke”, ka thënë trajneri Mikel Arteta.

Mustafi ka luajtur për Gjermaninë në të kaluarën. Ai për herë të parë do të luajë në Bundesligë.