Lajme
Austria e ka nën kontroll koronavirusin
Austria ka nisur lehtësimin e masave kufizuese.
Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha se pandemia e koronavirusit është nën kontroll, edhe tri javë pasi Austria ka nisur lehtësimin e masave kufizuese.
“Situata është shumë e qëndrueshme, stabile”, tha ai.
Pas një muaji izolim, dyqanet e vogla në Austri kanë nisur të rihapen në mes të prillit.
Ato janë pasuar nga dyqane më të mëdha fundjavën e kaluar, ndërsa mësimi në shkolla do të rinisë këtë muaj.
Restorantet po ashtu pritet të rihapen në mes të majit.
Veshja e maskave në dyqane dhe në transportin publik është bërë e detyrueshme, ashtu si edhe respektimi i distancimit fizik.
Anschober tha se faza e parë e daljes nga izolimi ka qenë e suksesshme, por kërkoi nga njerëzit që të vazhdojnë të mbeten vigjilentë.
Austria, vend me gati nëntë milionë banorë, deri më tash ka regjistruar afro 15,600 raste me koronavirus.
Më shumë se 13,400 prej tyre janë shëruar, ndërsa 606 kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











