Lajme
MKRS: Stadiumi Kombëtar duhet ndërtuar në Korreticë e jo Bërnicë
Pas deklarimeve të fundit rreth Stadiumit Kombëtar, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se e sheh të nevojshme që të sqarojë për opinion-vendimin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.
MKRS-ja, thotë se fillimisht ka planifikuar që Stadiumin Kombëtar të Kosovës ta ndërtojë në Prishtinë.
“Kemi analizuar hapësirën në fshatin Bërnicë, e cila ka rezultuar me konteste pronësore, ka pasur hapësira që është dashur të shpronësohen dhe kjo e ka rritur koston e tërësishme të projektit, për më keq, ish-qeveria Mustafa nuk kishte zhvilluar asnjë procedurë për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë”, thuhet në sqairm.
Ndërkaq, lokacioni i tanishëm, për të cilin është marrë vendim që të ndërtohet stadiumi, sipas MKRS-së ka qenë më i favorshmi për arsye të shumta.
“Dallimi në kilometra nga Prishtina në Korreticë ose Bërnicë është vetëm 5 km. Gatishmëria dhe bashkëpunimi i Komunës së Drenasit për ta ofruar një hapësirë të këtillë, ku tashmë prona ka kaluar të gjitha procedurat e duhura, duke qenë e dedikuar për stadium. Hapësira e tanishme, konkretisht ngastrat e kadastrave të ndara për stadiumin kombëtar, kanë qenë pronë e cila nuk ka pasur nevojë për shpronësim dhe kështu e ka ulur ndjeshëm koston e projektit. Fakte tjera të cilat kanë qenë të arsyeshme dhe bindëse që të përcaktohemi për atë lokacionin janë edhe afërsia me Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe qasja në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Në vendimmarrje jemi bazuar edhe tek qëndrimi i trajtimit të barabartë për të gjitha skajet e territorit të Kosovës që stadiumi të ndërtohet në qendër të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim, shkruan koha.net, percjell albinfo.ch
MKRS–ja thotë se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që të konkretizohet projekti në fjalë.
“Kemi shpallur thirrje ndërkombëtare për dizajnimin e projektit të Stadiumit Kombëtar dhe ne tashmë kemi prezantuar projektin ideor të tij. Ky projekt ka kushtuar mbi 1 milion euro. Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos atyre që pa asnjë analizë flasin për ndërrim të lokacionit, se MKRS-ja tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat, ka marrë vendim në qeveri për ndërtimin e stadiumit, ka bërë fizibilitetin e lokacionit, ka bërë shpimet e tokës dhe ka finalizuar projektin për Stadiumi Kombëtar të Kosovës”, thuhet tutje.
“Si MKRS vlerësojmë se ndryshimi eventual i lokacionit do të rriste koston e stadiumit, do të komplikonte situatën edhe më tej dhe është një tendencë e qartë për ngecjen e këtij projekti, për më shumë, janë lajme dëshpëruese për qytetarët e Republikës së Kosovës në një kohë kur vendit tonë i duhet më së shumti ky projekt i cili është i gatshëm për të filluar”, përfundon sqarimi i MKRS-së, dërguar mediave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës Sipas hulumtuesit të Demokracisë në Veprim, rezultati i votimit jashtë vendit mund të jetë vendimtar për... -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













