Kosova
Mjeku shqiptar la Gjermaninë, pas 20 vjetësh kthehet në vendlindje
Shundi: S`ka si vendlindja
Në kohën kur shumë mjekë të rinj e të vjetër kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre, Erind Shurdi nga Divjaka, mjek, vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek, për t’u zhvendosur në Gjermani për një mundësi më të mirë punësimi. Por 20 vjet në emigrim ai i la pas shpine për t’u kthyer në vendlindje.
Si çdo rikthim ishte i vështirë, shprehet mjeku, teksa tregon se iu desh një periudhë trevjeçare për procedurat e konvertimit të diplomës me qëllim që të kishte mundësi të sillte në vendin e tij eksperiencën dhe profesionalizmin e përfituar në Itali dhe Gjermani.
Ngrohtësisë dhe afrimitetin që ka gjetur në vendlindje, Erind Shurdi thotë se nuk mund ta zëvendësojë me asgjë tjetër.
Erindi ka një mesazh për të gjithë studentët e rinj që duan të braktisin vendin, por edhe për të gjithë kolegët mjekë që ushtrojnë profesionin jashtë Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












