Lajme
Mjeku shqiptar nga diaspora: Pse vdekshmëria nga Covid-19 është më e ulët në Gjermani
“Qytetarët zbatojnë rregullat”, mjeku: Pse vdekshmëria nga Covid-19 është më e ulët në Gjermani
Redi Llubani është një ndër mjekët e shumtë të Diasporës që sot janë angazhuar në luftën kundër koronavirusit. Mjeku shqiptar, i cili punon në Dusseldorf të Gjermanisë, tregon si paraqitet situata aktuale atje si dhe thekson se ka një sensibilizim të qytetarëve për të ruajtur distancën sociale, një nga masat më të rëndësishme për frenimin e përhapjes së virusit, përcjell albinfo.ch.
Ai në një lidhje direkte për “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin nga Gjermania ishte mjeku Redi Llubani.
Po ashtu, mjeku foli për situatën sesi po përballohet koronavirusi në Gjermani, ku në krahasim me shtetet e tjera vdekshmëria është shumë më e ulët. Llubani i cili punon në Dusseldolf tha se mosha mesatare e të prekurve në Gjermani është 45 vjeç dhe kjo ka ndikuar edhe në vdekshmërinë e ulët, shkruan abcnews.al
Sipas tij, ky virus ka prekur kryesisht moshat e reja në Gjermani me imunitet më të fortë, të cilët e kanë përballuar. Po ashtu ai shtoi se në shtetin gjerman nuk është bllokuar lëvizja, por ka një sensibilizim shumë të madh të qytetarëve të cilët respektojnë rregullat. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














