Lajme
Mjeku shqiptar në Gjermani: Kërcënimi që vjen prej Covid-19 dhe fazat e zhvillimit
"Pandemia e koronavirusit është ende në fazën aktive por me një intensitet më të dobët"
Mjeku shqiptar, Adnan Popaj, nutricionist dhe dietolog i angazhuar në mjekësi alternative në Frankfurt të Gjermanisë, rrëfen situatën e shqiptarëve në Frankfurt dhe betejën e gjermanëve ndaj Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Pandemia e koronavirusit është ende në fazën aktive, por me një intensitet më të dobët. Për deri sa nuk ka vaksinë kundër Covid-19, ekziston ende rrezikshmëria e përhapjes dhe rritja e vdekjes në botë.
Në Gjermani masat mbrojtëse kundër Covid-19 janë lehtësuar dukshëm, por disa prej tyre, si p.sh. detyrimi i mbajtjes së maskave higjienike të gojës, vazhdojnë të jenë ende. Lufta kundër pandemisë Covid-19 nuk ka përfunduar.
Rreziku mund të vijë në vjeshtë dhe në dimër, kur në këtë kohë paraqiten edhe gripat sezonale. Sigurisht që do të ketë edhe një valë të dytë, por sa do të ketë pasoja në njerëz varet nga masat mbrojtëse të cilat merren nga institucionet shëndetësore nga vendet e ndryshme të botës. “Nga përvoja e deritashmë e masave mbrojtëse dhe nga përvoja e trajtimeve mjekësore të institucioneve të ndryshme shëndetësore kundër koronavirusit, jam shumë optimist se vala e dytë e infektimit me Covid- 19 nuk do të ketë pasoja të mëdha në njerëz”, tha ai.
Vështirësi për gjetjen e vaksinës
Për të bërë vaksinën janë procedurat e zbulimit të vaksinës dhe testimit shumë të komplikuara dhe që marrin shumë kohë. Zakonisht për të zbuluar një vaksinë duhet kohë prej 2 deri 5 vite. Gjithashtu duhen mjete financiare të mëdha për të ardhur deri te gjetja e vaksinës. Aktualisht është duke u bërë një betejë e madhe te gjigantët farmaceutikë në Gjermani për ta zbuluar vaksinën kundër koronavirusit. Po ashtu është duke u zhvilluar një konkurrencë e madhe në mes të shteteve të ndryshme. Amerika dhe disa shtete më të zhvilluara të Evropës janë duke ndarë mjete të mëdha financiare për ta gjetur vaksinën kundër covid-19. Duke marrë parasysh të gjitha këto përpjekje të mëdha për zbulimin e vaksinës kundër Covid-19 unë e parashikoj të ketë vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të këtij viti. Por sfida tjetër e madhe do të jetë të vaksinohet numri aq i madh i popullsisë në të gjithë botën për një kohë të shpejtë. Edhe për këtë duhen mjete shumë të mëdha financiare dhe një infrastrukturë shumë të përsosur.
Shqiptarët në Frankfurt
Në zonën e Frankfurtit, këtu në Gjermani, ku jetoj unë, ka shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Për fat të mirë, ne këtu nuk kemi pasur raste me pasoja të rënda me fatalitet nga infektimi me Covid-19. Në çdo kontakt me shiptarët këtu në Gjermani kam përcjellë këshilla si ta ruajmë qetësinë të mos kemi panik dhe ankth të tepruar, por të jemi të kujdesshëm. Gjithashtu jam munduar të jap këshilla se si ta forcojmë imunitetin dhe këshilla për masa tjera preventive dhe higjienike kundër Covid-19.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












