Lajme
Mjekja shqiptare në Gjermani: Të respektohen rregullat si masë kundër përhapjes së virusit
Mjekja Marsela Ceno, drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, flet për lehtësimin e masave dhe rëndësinë e respektimit të rregullave për kufizimin e përhapjes së virusit në Shqipëri dhe Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria po shënon numër më të lartë të të infektuarve me Covid-19, që prej fillimit të pandemisë, plot 42 raste në 24 orë. Kjo sipas specialistëve, për shkak të neglizhencës së treguar nga qytetarët pas lehtësimit të masave.
Ndryshe është duke ndodhur, të paktën në pjesën më të madhe të rajoneve gjermane, ku duket se kurba e infeksionit është në rënie, madje disa zona prej shumë ditësh nuk kanë raportuar raste të reja.
Këtë e konfirmoi edhe mjekja Marsela Ceno, drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani.
Doktoreshë Marsela u shpreh se gjermanët vazhdojnë të jenë “besnikë” të karakterit të tyre të ftohtë, duke respektuar distancën sociale dhe të gjitha masat e tjera higjieno-sanitare, si përdorimimi i maskës në supermarkete, në qendrat e fitnesit, në parukeri e kudo tjetër. Veçohen së fundmi raste të shtuara vetëm pas protestave të ndodhura në disa qytete gjermane, por situata është nën kontroll dhe sistemi shëndetësor vazhdon të jetë në gatishmëri edhe nëse një valë e dytë e infeksionit mund të prekë vendin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












