Lajme
Mjekët shqiptarë në Evropë ndihmojnë pacientët me konsultime falas
Kushdo që ndodhet në diasporë, respektivisht në Evropë dhe ka nevojë për konsultim, mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të 60 mjekëve që janë në dispozicionin tuaj, nga e gjithë bota.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë jep këshilla falas për pacientët. Ajo thotë për “Shekulli”-n se është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë. Rushit Salihi, mjek në Slloveni, flet për funksionimin e konsultave dhe përgatitjen e këtij shteti për të liruar kufizimet, pasi e kanë përballuar me sukses Covid-19
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë prej 6 muajësh ka mbledhur mjekët shqiptarë, për t’u ardhur në shërbim të pacientëve shqiptarë kudo ndodhen në botë, nëpërmjet konsultave online të cilat janë falas. “Shekulli”, ka kontatkuar me Federatën, selia e të cilës ndodhet në Gjermani. Ajo u shpreh se janë me qindra mjekë shqiptarë, që janë në dispozicion online për t’u përgjigjur pyetjeve të pacientëve. “Bëhet fjalë për specialistët më të mirë nga të gjitha vendet e Europës. Shumë prej tyre janë shefa klinikash dhe drejtues departametesh”, shprehet Federata e Mjekëve. Më tej, thotë se interesi gjatë kësaj kohe ka qenë i shtuar, duke qenë se kontaki fizik nuk është me një mundësi. “Pyetje e tyre janë më shumë të dominuara nga frika e të pasurit të Covid-19, edhe aty ku në 90 % e rasteve bëhet fjalë për një ftohje normale”.
Konsultat
Federata shpjegon edhe se si funksionojnë konsultat. “Gjithçka mundësohet në kohë reale dhe mjafton që pacientët shqiptarë kudo në botë të futen në faqen e Federatës së Mjekeve Shqiptarë në Evrope: https://amfe-federation.eu/konsulta/mjeku-europe/ për të marrë menjëherë përgjigje lidhur me shqetësimet shëndetësore që kanë. Falë avancimit të teknologjisë, Federata ka integruar në faqën e saj zyrtare në internet, një platformë online për konsulta falas në 27 vendet e Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













