Bota
Politika të reja për vizat amerikane, jo të volitshme për të varfërit
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë publike të hënën një rregull të ri që mund t’ua pamundësojë shtetësinë amerikane qindra mijëra personave që janë shumë të varfër, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Këto politika janë shtyrë përpara nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller dhe do të nisin së zbatuari nga mesi i tetorit, të cila parashohin refuzimin e aplikacioneve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret strandarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti.
Një ndryshim i tillë do të siguronte se imigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe “nuk varen nga burimet publike”, por nga burime të tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë dhe organizata private”, është thënë në Regjistrin Federal.
Kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër migrimit, kanë thënë ekspertët.
Mbrojtësit e migrimit kanë kritikuar këtë plan, duke thënë se është përpjekje për të ndalur migrimim ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit.
Kjo rregull është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, dhe i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.
Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që kanë mundësi të varen financiarisht nga shteti./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












