Integrimi
Minoritarët nga Kosova, zero shanse për azil në Zvicër
Gjatë periudhës së deritashme të vitit 2013 nga Kosova kanë kërkuar azil në Zvicër 400 veta. Kuota e njohjes së azilit për kosovarët në Zvicër është 0.2 për qind
Në një artikull të zgjeruar që ka botuar gazeta “Thurgauer Zeitung” merret me valën e azilkërkuesve të ardhur nga Kosova, kryesisht romë e ashkali, të cilët janë paraqitur në Qendrën Federale të Pranimit të Azilkërkuesve, në Kreuzlingen, kantoni Thurgau.
Të porsaardhurit drejtojnë një sërë ankesash në adresë të autoriteteve kosovare por edhe të bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë të Kosovës. Sipas tyre, diskriminimi të cilit ata i janë nënshtruar në Kosovë vazhdon të jetë konstant.
Lidhur me këto ankesa, gazeta jep edhe qëndrimin e autoriteteve të Zvicrës, të cilat, bazuar në marrëveshjet e ndërkombëtare në fuqi, nuk u japin azil kosovarëve dhe as pjesëtarëve të minoriteteve të atjeshme.
“Enti Federal për Migracion (BFM) bën të ditur se gjatë periudhës së deritashme të vitit 2013 nga Kosova kanë kërkuar azil në Zvicër 400 veta. Rreth një e katërta e tyre janë të grupit etnik rom”. Pasi që Kosova, ashtu sikurse të gjitha vendet e Ballkanit konsiderohet “Safe Country” (vend i sigurt), pothuajse asnjeri nga të ardhurit nuk ka gjasa të fitojë statusin e refugjatit. Aktualisht kuota e njohjes së këtij statusi për kosovarët në Zvicër është 0.2 për qind, shkruan “Thurgauer Zeitung” duke iu referuar burimeve zyrtare.
Statusi i ”vendit të sigurt” i njihet Kosovës pasi që konsiderohet se forcat ndërkombëtare të sigurisë dhe Policia e Kosovës garantojnë sigurinë dhe janë në gjendje t`i mbrojnë pakicat etnike. Përmirësimet në bashkëjetesën ndëretnike, kanë pasur efekt pozitiv para së gjithash për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët e Kosovës. Mirëpo, për shkak të kushteve përgjithësisht të vështira, gatishmëria e tyre për të emigruar jashtë vendit vazhdon të jetë e madhe. Megjithatë prej disa javësh është arritur të frenohet një valë emigracioni që pritej të shënonte rritje, thuhet më tutje nga BFM.
Por ndërkaq, ndryshe e vlerëson gjendjen Amnesty International, ajo ka kërkuar që gjendja e romëve të shqyrtohet në bashkëveprim me autoritetet kosovare. Sipas saj pakicat në Kosovë vazhdojnë të diskriminohen, ndërsa integrimi i tyre social dhe ekonomik ka vështirësi për të bërë hapa përpara. Qasja në arsimim, sigurim shëndetësor, punësimi dhe hapësira e banimit mbeten të kufizuara. Mungon vullneti politik. Gjendja, nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, sipas AI-së “assesi nuk është përmirësuar”, përfundon “Thurgauer Zeitung”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











