Lajme
Ministrja Keller-Sutter e bën publik e para vaksinimin e saj
Keller-Sutter është gjithashtu e vetëdijshme se jo të gjithë urdhëresat e Këshillit Federal për korona ishin të përsosura
Këshilltarja Federale dhe Ministrja e Drejtësisë nga FDP, Karin Keller-Sutter ka bërë publik vaksinimin e saj ndaj koronavirusit. “Po, unë jam vaksinuar”, është shprehur ajo të shtunën, në një intervistë për gazetat “CH-Media”.
Përveç virusit corona, 57-vjeçarja ka thënë se nuk ka frikë nga letrat kërcënuese ose nga prania e shtuar e policisë në paraqitjet e Këshillit Federal. “E marr parasysh atë” thotë ajo.
“Shumica e qytetarëve tanë e kuptojnë që ne marrim vendime për gjithë vendin dhe njerëzit.”
Situata e kërcënimit nuk është përkeqësuar, por ka ndryshuar, ka shpjeguar më tutje politikania e FDP”, transmeton albinfo.ch. Por kjo me të vërtetë prek vetëm një pakicë ndërsa shumica dërrmuese e njerëzve nuk sillen ashtu” është shprehur ajo lidhur me kërcënimet nga skeptikët dhe mohuesit e koronavirusit.
Keller-Sutter është gjithashtu e vetëdijshme se jo të gjithë urdhëresat e Këshillit Federal për korona ishin të përsosura. “Në situatën aktuale as që mund të jenë. Ne shpesh duhet të zgjedhim midis dy zgjidhjeve jo të kënaqshme”, ka theksuar Keller-Sutter.
Sidoqoftë, qeveria gjithmonë ka dalë me një zgjidhje të përbashkët, ka shtuar tutje Keller-Sutter për gazetat “CH-Media”, përcjell albinfo.ch. “Këshillit Federal në asnjë rast nuk i është dashur të votojë për ndonjë marrëveshje lidhur me koronën” ka thënë ajo.
Për më tepër, qeveria tashmë është duke punuar në një plan se si Zvicra një ditë të dalë nga bllokimi, shpjegon më tej Keller-Sutter. “Vitin e kaluar, ne pamë se mënyra për të dalë nga bllokimi është nganjëherë më e vështirë se vetë bllokimi”, ka thënë veç tjerash këshilltarja federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













