Kosova

Kërkohet që Wolkswagen-i të investojë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, zyrtarisht i ka dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Wolkswagen që kjo kompani të investojë në Kosovë në fabrikën e re që pritet të hapet në Ballkan. 

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thuhet se ministri Shala ka njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Republika e Kosovës për investime.  

Ai gjithashtu ka njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për Volkswagen dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Ministri Shala po planifikon dërgimin e ofertave të ngjashme edhe kompanive të tjera.