Lajme
Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë për sportin kosovar
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar se çka u vendos në takimin mes ministrave, Armend Zemaj, Vlora Dumoshi , drejtori të IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe presidentit të KOK-ië, Besim Hasnai dhe drejtorit për Sport, Ibër Alaj.
Për stërvitje u vendos se mund të fillojë nëse me shkrim, trajnerët, sportistë, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësi për zbatimin e urdhrave të OBSH-së.
Kurse sa i përket rifillimit të garave, federatat duhet të marrin përgjegjësinë për zbatimin e udhëzimeve të OBSH-së.
Më poshtë keni komunikatën e plotë:
Komunikatë për media
Prishtinë, 8 qershor 2020
Në takimin e sotëm të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, u shqyrtua mundësia e lirimit të klubeve për stërvitje dhe për fillim të garave (Kampionate dhe Liga).
Pas diskutimeve të hollësishme u vendos si në vijim:
PËR STËRVITJE:
1. Mund të fillojnë me stërvitje secili klub sportiv nëse me shkrim trajnerët, sportistët, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH-së, Udhëzimeve të IKSHPK-së, Manualin e MSH-së që do të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
2. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH-së që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive.
Për mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private (palestra, stadiume, fusha sporti, etj.)
1. Mbikëqyrësit e objekteve të lartpërmendura marrin përgjegjësinë për dezinfektimin e hapësirave ku luhet, korridoret, zhveshtoret, toaletet dhe çdo hapësirë tjetër si dhe
2. Pranimin e letrave me shkrim nga prindërit, sportistët, trajnerët dhe zyrtarët e tjerë me të cilën dëshmohet përgjegjësia për zbatimin strikt të masave dhe instruksioneve të OBSH, MSH, IKSHP dhe FN.
PËR FILLIMIN E GARAVE
Federatat Sportive të Kosovës në bashkëpunim me klubet sportive përkatëse marrin tërë përgjegjësinë si në vijim:
1. Përcaktimin e kohës optimale për fillimin që duhet të jetë në harmoni edhe me udhëzimet e federatave ndërkombëtare përkatëse;
2. Marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të udhëzimeve të OBSH-së, Udhëzimeve të IKSHP, Manualin e MSH që do të hyjnë në fuqi me 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
3. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive;
4. Secila federatë sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgoj në MKRS dhe KOK e pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












