E-Diaspora
Miftar Kastrati, i vetmi kandidat “i huaj” në Vöcklabruck të Austrisë
Ai është kandidat për asamblenë e qytetit Vöcklabruck të Austrisë
Pas angazhimeve dhe organizimeve të shumta atdhetare dhe humaniste, para dhe pas luftës në Kosovë, veprimtari i njohur shqiptar në Austri, Miftar Kastrati, ka vendosur të merret më intensivisht me politikë. Ai është kandidat për asamble në qytetin e Vöcklabruck-ut të Austrisë në zgjedhjet që do të mbahen më 27 shtator. Është pjesë i partisë ÖVP (Partia Popullore Austriake) dhe ka numrin e 34-të në listë. Si i vetmi kandidat i “huaj” që merr pjesë në këtë qytet të Austrisë, zotëri Miftari është i bindur se do të bëhet pjesë e legjislativit të ri të qytetit të Vöcklabruck-ut. “Po të mos besoja, nuk do të kandidoja”, thotë ai në një bisedë për gazetën “albinfo.ch”.
Aktivisti nga Klina në Austri migroi që në vitin 1991. Menjëherë në atë vit formon ekipin futbollistik “FC Kosova” në St.Georgen të Attergau-t, duke vazhduar me aktivitete dhe organizime të tjera të shumta shqiptare që ishin edhe të dobishme për t’i dalë në ndihmë vendlindjes. Pas luftës së Kosovës, për shkak të dëmeve që u shkaktuan, ai u koncentrua më shumë me organizime për ngritjen e jetës normale në Kosovë.
Në vitin 2007 u bë pjesë e Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë, por edhe në Organizatën e Veteranëve të Austrisë.
“Në vitin 2007 fillova më shumë të merrem me integrim. Një vit më vonë m’u besua mandati si udhëheqës i Zyrës për integrim në Akademi dhe në Organizatën e Veteranëve të Austrisë. Nga viti 2010 fillova të organizoj udhëtime studiuese për oficere ushtarak nga Austria për në shtetet e Ballkanit, ku ende udhëtojmë një herë në vit. Ende ushtroj mandatin “Koordinator i Institutit për Shtetet e Ballkanit”, shprehet ai për albinfo.ch.
Përveç kësaj, zotëri Kastrati është zv.drejtor ekzekutiv në Institutin e Studimeve të Evropës Juglindore në Tiranë, ndërsa në politikën austriake ka filluar të inkuadrohet nga viti 2009.
“Në vitin 2009 mbarova edhe nivelin e parë (Bachelor) për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë këtij viti fillova të shoqërohem me njerëz nga politika rajonale dhe nga angazhimet e mia në Akademinë dhe në Organizatën e Veteranëve arrita të njihem me njerëz nga politika më e lartë e Austrisë dhe Evropiane”, thekson Kastrati, i cili jo rrallë shihet në takime me krerët më të lartë të Austrisë, për të cilët thotë se i kanë dhënë përkrahje të madhe në këto zgjedhje.
Në qytetin e Vöcklabruck-ut aktualisht janë vetëm 53 shqiptarë me të drejtë vote, por ai beson se vota do të marrë edhe nga komunitetet e tjera.
“Nëse komunitetet me pakicë etnike dëshirojnë të kenë një zë të fuqishëm në asamblenë e qytetit, atëherë duhet të më votojnë”, pohon Miftar Kastrati, i cili shton se është i vetmi nga të gjithë kandidatët garues për asamble që ka absolvuar Masterin e Shkencave Politike.
Partia ÖVP njihet si parti motër e LDK-së dhe në këtë garë politike mbështetje Miftar Kastrati ka marrë edhe nga LDK-ja, veçanërisht thotë ai nga anëtari i nderit të kësaj partie, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.
Miftar Kastrati është 48-vjeçar, i martuar dhe ka katër fëmijë!
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Austri
-
Sa kohë mund të qëndroni në Austri nëse humbni punën tuaj? Humbja e një pune mund të jetë një tronditje në kohën më të mirë, por mund...
-
Pse birra do të bëhet më e shtrenjtë në Austri
-
Austrisë i mungon plani kombëtar i ndërprerjes së energjisë elektrike
-
Austri: Rënie dramatike e kërkesave për azil në vitin 2024
-
Pse mund të keni vështirësi në gjetjen e vezëve në Austri tani