Lajme
Presidenti Meta nuk e dekreton ligjin “Antishpifje”
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka refuzuar të dekretojë ligjin “Antishpifje” të miratuar disa javë më parë nga mazhoranca socialiste. Ligji shumë i kritikuar nga gazetarët vendas, por edhe nga disa prej ambasadave të aleatëve strategjikë, është kthyer nga Meta në Kuvend.
Sipas Metës, ky ligj “shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit”.
Presidenti e konsideron ligjin “në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe në shkelje të standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në dekretin e Metës thuhet se këto mekanizma joproporcionalë të forcës ndëshkuese që përmbajnë ndryshimet ligjore të miratuara, “krijojnë hapësirë që ato të aplikohen përkundrejt mediave online që janë kritike me punën e qeverisë”.
“Kjo e fundit përmes përfaqësuesve të saj në organet vendimmarrëse dhe kompetencave që këto organe marrin, ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore që lejon interpretim subjektiv, të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media, e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës”, ka thënë tutje Meta në dekretin e tij.
“Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, çka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë”, shkruhet në dekretin e Metës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












