Bota
Merkel flet për Unionin Bankar, Eurozonën, euron dhe migracionin në Davos të Zvicrës
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka kritikuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. “Politika e jashtme evropiane e unifikuar nuk është zhvilluar sa duhet”, thotë ajo.
Por, kjo është e domosdoshme, sepse një pjesë e madhe e konflikteve globale “zhvillohen në pragun e portës sonë”, theksoi politikania krisitandemokrate. Si shembull ajo përmendi konfliktin në Siri. Gjatë përpjekjeve për një zgjidhje atje BE-ja pothuajse nuk ka luajtur asnjë rol, raporton “DW”.
Si një arsye tjetër për një bashkëpunim më të intensifikuar brenda BE-së ajo përmendi konkurrencën ndërkombëtare. Në radhë të parë ekonomikisht BE-ja duhet “të zhvillohet më fuqishëm”. Kësisoj duhet patjetër të përfundojë sa më shpejt tregu i brendshëm digjital, sepse edhe SHBA-ja dhe Kina po avancojnë shpejt, përcjell albinfo.ch.
Unioni bankar duhet të realizohet dhe Eurozona duhet forcuar, kërkoi Merkel. Po ashtu BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi ndaj Afrikës dhe në konfliktet si në Irak dhe në Libi.
Merkel u shpreh për reforma të mëtejshme në BE dhe në Eurozonë: Fondi Financiar i Shpëtimit, mekanizmi ESM, duhet të zhvillohet në një Fond Monetar, “pa hequr dorë prej kompetencave ekonomike të FMN-së”, bëri të qartë ajo.
Merkel e quajti krizën e euros si një sfidë qendrore për Evropën, e cila në përgjithësi është menaxhuar. Ndryshe qëndron puna me migracionin. Nëse shumë njerëzve u krijohet përshtypja, se atyre po u hiqet diçka, atëherë ky është “një argument që e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë”. Që kjo të mos ndodhë, duhet të shmangen dobësia ekonomike dhe papunësia e lartë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












