Kosova
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Fluksi i ardhjeve po vazhdon edhe sot, ndërsa në shumicën e pikave kufitare pritjet nuk kalojnë pesë minuta.
Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet verore po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, megjithatë situata në pikat kufitare mbetet e qetë dhe pa pritje të gjata, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit, në Pikën Kufitare të Vërmicës pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta, ndërsa në Pikën Kufitare Kullë qytetarët po presin deri në 15 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë minimale dhe nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.
Pavarësisht shtimit të numrit të mërgimtarëve që po mbërrijnë në vendlindje, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa kolona të gjata apo bllokime në pikat kufitare.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në kufij, pasi fluksi mund të ndryshojë gjatë orëve të ditës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani Në aktivitetin “International Cultural Evening”, ata promovuan kulturën, traditat dhe potencialin turistik të Kosovës para pjesëmarrësve... -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës











