Kosova
Mërgimtarët vazhdojnë të dërgojnë miliona euro në Kosovë
Remitancat në Kosovë janë rritur për 24 milion euro për 6 mujorin e parë të këtij viti krahasuar me pjesën e parë të vitit të kaluar.
Kryesisht këto të ardhura janë nga diaspora, e të cilat orientohen në konsum të përgjithshëm , për çka njohësit e ekonomisë thonë se duhet të ketë ndryshime. Kosova vazhdon të jetë destinacioni kryesor i mërgimtarëve për të kaluar pushimet. Për kohën sa ata qëndrojnë këtu shpenzojnë edhe shumë para.
Afrim Avdullahu ka ardhur nga Danimarka dhe thotë se për rreth dy javë sa qëndron në vendlindje harxhon afër 3 mijë euro.
“Nuk e kemi llogaritur, por del një shumë ndërmjet 2,500 deri 3,000 euro. Këtë shumë e shpenzojmë për dy javë”, thotë Afrim Avdullahu.
E gjithë këto shpenzime ai thotë se i bën vetëm për qejf.
Por njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë se të ardhurat nga diaspora në Kosovë duhet të ndryshojnë orientimin.
“Mendoj që gradualisht diaspora kosovare duhet t’i orientoj dërgesat në Kosovë në investime për biznese të mëdha dhe të vogla për të krijuar vende pune për familjarët e tyre që gjenden në Kosovë. Dërgesat për konsum e rrisin konsumin, por nuk ndikojnë në zhvillim ekonomik në periudhë afatgjate”, thotë Naim Gashi.
Sipas Gashit rritja e remitencave është shkak i rritjes së emigracionit.
“Faktori kryesor që po ndikon në rritjen permanente të të ardhurave nga diaspora janë emigracioni ku vetëm në Gjermani gjatë dy viteve të fundit kanë emigruar legalisht mbi 16 mijë qytetarë të Kosovës përmes vizave të punës”.
Ndërsa sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat në Kosovë, për periudhën e parë të vitit 2019 janë 332 milionë euro, pra 24 milion euro më shumë se 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas BQK-së, shteti prej të cilit vijnë më së shumti remitencat është Gjermania me 40.7%, më pas Zvicra, Italia dhe Austria raporton RTV Dukagjini, përcjell Albinfo.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së













