Lajme
Mërgimtarët presin më shumë nga vendlindja
Mërgimtarët që kanë vizituar dje Kuvendin thonë se kanë pritur më shumë nga institucionet vendore, kryesisht nga Kuvendi dhe Qeveria për zhvillimin e vendit
Bashkatdhetarët kosovarë që jetojnë nëpër vendet ndryshme të botës, shprehen të pakënaqur me trajtimin tyre që ua bëjnë institucionet, por edhe me vetë zhvillimet në Kosovë. Disa prej tyre kanë vizituar dje Kuvendin e Kosovës, por shprehen të pakënaqur me proceset politike dhe zhvillimore. Shumica presin ma shumë.
Lutfi Thaçi nga Komuna e Vushtrrisë, që jeton në Frankfurt të Gjermanisë prej më shumë se 30 vjetësh, është njeri nga ata që që po vizitonte Kuvendin. Ai thotë se e ka ndihmuar vendin e tij dhe pjesën tjetër të familjes që jeton në Kosovë.
Tani pensionist, Thaçi thotë se përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet në vendlindjen e tij dhe posaçërisht punën e institucioneve të vendit. Shpreh pakënaqësinë e thellë se Kuvendi dhe njëkohësisht edhe institucionet e tjera, kanë punuar pak, siç thotë, për vendin dhe zhvillimin e tij ekonomik.
“Zhvillimi ekonomik duhet me qenë shumë në nivel, pa zhvillim ekonomik nuk ka përparësi nuk ka ecje përpara dhe as shkollim. Me privatizimin që është bërë në Kosovë, këta kanë humbur”, tha Thaci, citon REL.
Në Kuvendin e Kosovës, Thaçi u ka shprehur pakënaqësitë e tij për ngecjen e punës së Kuvendit, por edhe për zhvillimet e tjera, disa deputetëve të partive politike, si atyre në pushtet ashtu edhe në dhe në opozitë. “Nuk janë duke punuar per diasporën e as per qytetarët që janë atje e shumë pak interesohen atje”, tha Thaci.
Mërgimtarët shumë herë kanë shtruar çështjen e tyre përpara institucioneve të vendit, posaçërisht çështjen e trajtimit të tyre, të krijimit të kushteve dhe klimës për investime dhe ndihmë të mëtejme vendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të enjten u gjendën në institucion, ftuan mërgimtarët që të kontribuojnë edhe më shumë për vendin me investime të ndryshme.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës Zenun Pajaziti u tha të pranishme ne hollin e kuvendit se roli i diasporës për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë i rëndësishme për vendin.
“Ju jeni pa dyshim pjesa më e rëndësishme e lirisë që ne e gëzojmë, jeni pjesë më e rëndësishme e institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Fatmirësisht ju keni vazhduar ta rindërtoni Kosovën dhe ju po bëheni pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e zhvillimit të vendit tonë”, tha Pajaziti.
Kosova ka një numër të madh të qytetarëve të saj që kanë emigruar jashtë në periudha të ndryshme kohore, por vala më e madhe e ikjes u shënua në vitet e 90-ta, gjatë dominimit të administratës serbe në Kosovë, dhe posaçërisht kur forcat serbe të sigurisë gjatë luftës në Kosovë përndoqën qindra mijëra qytetarë shqiptarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












