Integrimi
Mërgimtarët blejnë truallin, komuna ndërton shtëpinë
Avni Kastrati, kryetar i Mitrovicës ka premtuar se do të ndihmojë ndërtimin e shtëpisë së Hava Hazirit në truallin që është blerë nga mërgimtarët
Një grup mërgimtarësh që jetojnë në Gjermani janë koordinuar me Komunën e Mitrovicës që bashkërisht t’ia ndërtojnë një shtëpi Hava Hazirit e cila jeton në një banesë të huaj, bashkë me 14 fëmijë në komunën e Mitrovicës.
Havës para një viti i ka vdekur i shoqi dhe vetë ka mbetur të përkujdeset për 14 fëmijë, të cilët së fundi janë duke jetuar në një shtëpi që ua ka gjetur Habitati.
Duke parë këtë gjendje, një grup mërgimtarësh morën iniciativë për t’i dal në ndihmë kësaj familje duke i blerë truallin.
Vetë kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka qëndruar në këtë familje dhe ju ka premtuar se do t’u ndihmohet për ndërtimin e shtëpisë në pronën që është blerë nga mërgimtarët.
Kryetari Kastrati, tha se në Mitrovicë si pasojë e rrethanave specifike ende ka shumë probleme për strehim dhe punësim.
“Rrethanat e pasluftës e kanë bërë të veten, kemi pasur shumë të zhvendosur nga veriu dhe kjo e ka rënduar situatën. Megjithatë viteve të fundi është punuar shumë sidomos në rindërtimin e shtëpive në veri, në mënyrë që të zbutet problemi i strehimit”, deklaroi Kastrati.
Bashkë me kryetarin në këtë familje ishte edhe Sabri Potoku, i cili përfaqësonte mërgimtarët që janë organizuar dhe i kanë ndihmuar kësaj familjeje.
Ai falënderoi kryetarin Kastrati për mbështetjen dhe tha se në kuadër të mundësive do të vazhdojnë të ndihmojnë.
Për familjen Haziri e cila jeton vetëm me ndihmë sociale, komuna ka siguruar edhe ndihma ushqimore, të cilat janë ndarë nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













