Lajme
Mërgim Berisha, talenti i Gjermanisë me rrënjë kosovare
Tashmë lojëtari shqiptar, Mërgim Berisha, nuk dëshiron të ndalet nga ardhja e vonuar tek U21 i Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Mërgim Berisha është hapave të idhullit të tij, Zlatan Ibrahimoviq, kanë shkruar të mërkurën mediumet gjermane.
Berisha, 22-vjeçar, është pjesë e RB Salzburg, gjendet në Braunschweig për miqësoren kundër Sllovenisë që luhet të enjten, në prag të paraqitjes së gjashtë me ekipin e të rinjve të Gjermanisë, që drejtohet nga trajneri Stefan Kuntz.
Duhet theksuar se sulmuesi i ri ka shumë ngjashmëri me punën totale të Ibrahimoviqit, kur nis të flasë për 39-vjeçarin, të cilin e quan futbollist të jashtëzakonshëm.
“Ai është modeli im dhe unë mendoj se ai është një lojtar unik. Meqenëse ne luajmë në të njëjtën pozitë, është e natyrshme që unë e shikoj Ibrahimoviqin dhe mundohem të shkoj hapave të tij”, thotë Berisha për televizionin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB). “Po punoj shumë për të arritur diçka në karrierë”.
Vlen të cekët se Berisha ka lindur në Berchtesgaden të Gjermanisë, por si lojtar është zhvilluar në Austri. Pas disa huazimeve nëpër skuadrat austriake, Berisha ka hedhur rrënjë të forta sportive te skuadra e RB Salzburgut, vetëm 26 kilometra larg vendlindjes së tij, që nga fillimi i këtij viti. Dhe, madje, shënoi në Ligën e Kampionëve për RB Leipzigun në ndeshjen kundër kampionit në fuqi të Evropës, Bayern Muenchenit. Ai gjithashtu u tregua i suksesshëm edhe ndaj Atletico Madridit, ku e dërgoi topin në rrjetë, por në fund UEFA vendosi që ai gol zyrtarisht të njihet si autogol.
Fakti që vendi i tij në skuadrën e Kuntzit u lëkund ditë më parë nuk kishte asnjë lidhje me një rënie të formës së Berishës. Gjashtë lojtarë të Salzburgut fillimisht ishin pozitivë, por më pas u ritestuan dhe rezultuan negativë në koronavirus. Berisha, i cili ka shtetësi kosovare dhe shqiptare, u regjistrua vonë në hotelin e skuadrës së Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) në Wolfsburg të martën. Megjithatë, ai nuk dëshiron të lejojë që kjo vonesë ta ndalojë, pasi synon të vazhdojë të jetë titullar tek ekipi U21 i Gjermanisë, por edhe te RB Salzburgu.
“E vetmja gjë e rëndësishme për mua është ajo që po ndodh në këtë moment. Unë do të vazhdoj të punoj për veten time dhe pastaj gjithçka do të vijë vetë gjithsesi. Qëllimi im është të fitoj përkrahje te Salzburgu, që do të më ndihmojë të siguroj një vend titullari. Ky është synimi im dhe nuk do të më ndalojë asgjë”, ka insistuar Berisha, që ka një gol në pesë ndeshje me U21 të Gjermanisë.
Po ashtu ai ka kontratë me ekipin austriak deri në vitin 2022
Ashtu siç dërgon rruga nga ekipi U21 në Përfaqësuesen A të Gjermanisë, që drejtohet nga Joachim Loew, Berisha pret që një rrugë e tillë ta dërgojë nga RB Salzburgu në një ekip dhe ligë më të fortë të Evropës. Për momentin ai e di se gjasat janë të vogla që të ftohet nga Loewi, për shkak se luan në kampionatin austriak dhe ende nuk e ka stabilizuar veten si titullar tek ekipi i tij. Kështu që një transferim në Bundesligë i Berishës në një të ardhme të afërt nuk përjashtohet. Berisha, aktualisht, ka kontratë me RB Salzburgun deri në vitin 2022.
Mbi të gjitha, rekordi i tij i mëparshëm në futbollin profesionist gjerman nuk është edhe aq pozitiv. Si huazim nga Salzburgu, Berisha luajti vetëm 22 minuta në pesë ndeshje kampionale në gjysmën e parë të vitit 2018 te klubi i kategorisë së dytë, FC Magdeburg. Ndërsa, dy vjet më vonë luajti 76 minuta kundër Bayernit në garën më elitare të Evropës – Ligën e Kampionëve.
“Gjithçka është e mundur, por një gjë është e sigurt se synimet e mia janë të mëdha për të ardhmen. Dua të shkoj hapave të idhullit tim, Ibrahimoviqit”, insiston Berisha.
Këtë edicion Berisha ka pesë gola dhe një asistim në 11 paraqitje te Salzburgu në të gjitha garat. Ai, krahas FC Magdeburgut, ka qenë i huazuar edhe te Lieferingu, LASK-u e Altachi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare











