Autotech
Mercedes G-Class vjen me shumë risi
Mund të kapë 100 km për 5.5 sekonda, dhe ka nëntë marshe në sistemin automatik
Duket si e vjetër, dhe kur është fringo e re. Mercedes G-Class është ridizenjuar për vitin 2019, por megjithatë, nuk i është larguar shumë traditës, formës së famshme që vjen që nga vitet 1970.
Versioni i 2019 i sjell ndryshimet te përmasat, pasi është pak më i madh se i mëparshmi.
Megjithatë, ruan të njëjtin trup kubik, dritaret e mëdha, dritat e rrumbullakëta dhe sinjale mbi kofnë. Në fakt, është vështirë të mos e dallosh nga modeli i vjetër, nëse s’i sheh njëherësh, transmeton ‘TCH”.
Por modernizimet më të mëdha janë në brendësi, që nga ekranet 12.3 inç te kruskoti, ndenjëset me masazh, dhe deri te parfumuesit e ajrit. Po ashtu, hapësira është më e madhe, përcjell albinfo.ch.
G550 ka motor 4.0 V8, me 416 kuaj fuqi. Mund të kapë 100 km për 5.5 sekonda, dhe ka nëntë marshe në sistemin automatik. Një nga gjërat që arrin më mirë, është manovrimi i mirë në kthesa. Në fakt, është e vështirë të gjesh makinë që ta arrijë në këtë nivel.
Të veçantat
*Konsumon rreth 17 litra mesatarisht, brenda dhe jashtë qytetit
*G550 ka motor 4.0 V8, me 416 kuaj fuqi. Mund të kapë 100 km për 5.5 sekonda, dhe ka nëntë marshe në sistemin automatik
*G-Class prodhohet kryesisht me dorë, shumica në Austri
*Është gati 23 centimetra i lartë nga toka, për të kaluar në çdo terren.
*Harxhon 13.8 litra në autostradë dhe 18 në qytet
*Çmimi bazë është rreth 112 mijë euro
*Modeli i ri ka më shumë hapësirë
*Edhe pse është për jashtë rruge, shumica e këtyre makinave shihen mbi asfalt, ndaj ka pasur ndryshime me akset, për ta bërë makinën më të rehatshme
*Megjithatë, i ruan të katërta gomat aktive
*Një nga gjërat që arrin më mirë, është manovrimi i mirë në kthesa. Vështirë të gjesh makinë që ta bëjë në këtë nivel
*Versioni I 2019 është pak më i madh se i mëparshmi, por ka të njëjtin trup kubik, dritare të mëdha, drita të rrumbullakëta dhe sinjale mbi kofnë
*Mercedes G-Class është ridizenjuar për vitin 2019, por nuk i është larguar shumë traditës, formës së famshme që vjen që nga vitet 1970
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















