Lifestyle

Melisa Flaka, në mes të stomatologjisë dhe modelizmit

Me gjithë arritjet në modelizëm, ajo thotë se nuk ka mundur t’i përkushtohet më shumë kësaj fushe, sepse për të shkollimi profesional ka qenë çdo herë në rend të parë

Ishte vetëm 14 vjeçare, kur nisi t`i realizohej ëndrra për t`u bërë modele. Me një kontratë nga Agjencia e modelizmit “Fotogen”, bukuroshja shqiptare e njohur si Melisa Flaka, e lindur dhe e rritur në Hergiswill të Kantonit Nidwalden të Zvicrës, filloi karrierën e saj si modele.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite, Melisa vazhdon të ketë ende kontratë me të njëjtën agjenci të modelizmit. Ndërsa, në një intervistë për Albinfo.ch, ajo tregon për përvojën dhe hapat e saj të parë në këtë drejtim.

“Pasi e kam nënshkruar kontratën time të parë, agjencioni më ka promovuar si modele të tij, dhe pastaj kanë ardhur kërkesat për fotografi dhe sfilata. Ditën e parë të fotografimit e kam pasur për një dizajner, i cili ka kombinuar koleksionin e vet me veshjet e vjetra ‘Vintage’ nga brendi i modës Balmain. Me ato fotografi patëm shumë sukses, pasi ato u publikuan në një revistë të njohur gjermane, të quajtur ‘Kaltblut Magazin’. Po ashtu, në hapat e parë si modele, kam pasur mundësinë të ecja në sfilatë për “Fashion TV”, është shprehur ajo.

Përveç me ‘Fotogen Modelagency’ në Zvicër, Melisa, ka kontratë edhe me Agjencinë ‘Baewatch’, në Gjermani. Ndërsa për shkak të situatës së krijuar me pandeminë, asaj i është dashur të shtyjë disa oferta nga kompani të ndryshme në Evropë, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, ka arritur që të jetë fytyrë e kampanjave të sezonit pranverë/verë 2021 për marka të ndryshme.

Shkollimi, në rend të parë

“Kam marrë ofertë nga një biznes shumë i madh në Zvicër, që quhet “Metro Boutique”. Këta kanë bashkëpunime me brende të modës botërore, si: Nike, Guess, Tommy Hilfiger, Addidas, Calvin Klein dhe shumë të tjera. Falë tyre, më janë hapur shumë dyer dhe kam pasur mundësi të prezantoj shumë nga këto marka të njohura. Me “Metro Boutique” kam arritur të bëhem dhe fytyrë e kampanjës së këtij viti, për Koleksionin pranverë/verë 2021, e cila është publikuar në të gjithë Zvicrën. Po ashtu, kam marrë ofertë të punoj si modele për një markë të re ‘Qunto1981’, që mua personalisht më pëlqen shumë, sepse prezanton rroba ‘Jogging’ që unë i preferoj shumë. Ndërsa, kam marrë edhe oferta nga Shqipëria, për rroba dhe bikini”, thotë Melisa.

Shumë oferta në fushën e modelizmit, por jo vetëm. Melisa, ka pasur edhe oferta të ndryshme për të qenë pjesë e konkurseve të bukurisë, si nga ‘Miss Shqiptarja në Botë’, e shumë të tjera. Por ajo nuk ka pranuar diçka të tillë ndonjëherë sepse thotë se nuk e gjen veten aty.

Me gjithë këto arritje në modelizëm, ajo thotë, se për fat të keq nuk ka mundur t’i përkushtohet më shumë kësaj fushe, sepse për të shkollimi profesional ka qenë çdo herë në rend të parë.

Viziton shpesh Kosovën dhe Shqipërinë

Krahas modelimit, Melisa ka përfunduar edhe shkollimin për asistente të Stamatologjisë. Për pesë vite ajo ka punuar në sigurimin social, ndërkohë tani është duke i vijuar shkollimin e lartë për higjienën dentalë (Dentalhygienikerin HF).

“Shkolla ka pasur gjithmonë prioritet për mua. Shkollimin e kam përfunduar në Zvicër, në Hergiswil NW, në Sekundarstufe nivelin A. Dhe pasi babi im është stomatolog, më ka inspiruar të merrem edhe unë sado pak me lëmin e mjekësisë. Prandaj kam kryer shkollën e mesme profesionale për asistente të doktorit të dhëmbëve. Përveç kësaj, kam punuar për pesë vite në sigurimin social, ndërkohë jam duke i vazhduar shkollimin për higjienën dentalë (Dentalhygienikerin HF)”, tregon ajo.

Megjithatë, ajo ka premtuar se do të vazhdojë të merret me modelizëm edhe më shumë se më parë, dhe se pret të ketë mbështjete të vazhdueshme nga shqiptarët. Ndërsa, edhe pse hobi i saj është të shëtisë botën dhe kulturat e ndryshme, ajo tregon se viziton shpesh trojet shqiptare.

“Shumë shpesh shkoj në trojet shqiptare, pasi kam një vendbanim në Kosovë dhe në Shqipëri. Mbështetja që më japin shqiptarët është shumë e vlefshme për mua. E vlerësoj shumë mendimin e shqiptarëve sepse jemi një popull shumë i ri dhe kreativ, e kjo më bënë shumë të lumtur”, përfundoi ajo.

Punën e Melisës si modele mund ta ndiqni në rrjetet sociale, ku në rrjetin social Instagram e gjeni me emrin @melisaflaka.

Fytyra e “Metro Boutique” për Koleksionin pranverë/verë 2021

“Kam marrë ofertë nga një biznes shumë i madh në Zvicër, që quhet “Metro Boutique”. Këta kanë bashkëpunime me brende të modës botërore, si: Nike, Guess, Tommy Hilfiger, Addidas, Calvin Klein dhe shumë të tjera. Me “Metro Boutique” kam arritur të bëhem dhe fytyrë e kampanjës së këtij viti, për Koleksionin pranverë/verë 2021, e cila është publikuar në të gjithë Zvicrën”.

Nuk e gjej veten në garat për Mis

Shumë oferta në fushën e modelizmit, por jo vetëm. Melisa, ka pasur edhe oferta të ndryshme për të qenë pjesë e konkurseve të bukurisë, si nga ‘Miss Shqiptarja në Botë’, e shumë të tjera. Por ajo nuk ka pranuar diçka të tillë ndonjëherë sepse thotë se nuk e gjen veten aty.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI