Financa
Më të pasurit e botës
Revista “Forbes” ka shpallur më të pasurit në planet, ku është vërejtur se pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe tek miliarderët
Që kur Covid-19 shpërtheu në Evropë dhe botë, revista prestigjoze “Forbes” ka vënë re një ulje të miliarderëve në botë për vitin 2020, konkretisht, 58 më pak se një vit më parë.
Madje, 51% e atyre që janë sot personat më të pasur në botë deklarojnë rënie të të ardhurave.
Për herë të tretë radhazi, njeriu më i pasur është Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, aktualisht ka 113 miliardë dollar, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e dytë të qëndron Bill Gates me 98 miliardë. Gates ndiqet në vendin e tretë nga manjati i mallrave luksoze Bernard Arnault.
I katërti ëshët Uarren Buffett, i njohur si një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai pasohet nga Larry Ellison, themeluesi i softuerit Oracle në 1977.
Ndërkohë, në vendin e gjashtë ndodhet Amancio Ortega, një nga burrat më të pasur në Evropë. E pas tij vjen Mark Zuckerberg, krijuesi i Facebook.
Zuckerberg i cili aktualisht zotëron një pasuri prej 54.7 miliardë dollarë, do të ndihmojë në katërfishimin e kapacitetit të testimit për zbulimin e Covid 19.
Forbes ndërkohë ka publikuar edhe listën e të rinjve më të pasur të botës. Në listë kryeson manjatja e kozmetikës Kylie Jenner me 1 miliardë dollar. Ajo është një prej 10 miliarderëve në botë më të vegjël se 30 vjeç.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












