Shkurt.ch
Më shumë të sëmurë por më pak të vdekur nga kanceri
Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje, nga viti 1983 deri në vitin 2012 te femrat ka rënë për 27 për qind ndërsa te meshkujt 36%
Në Zvicër ka gjithnjë më shumë të sëmurë nga kanceri ndërkohë që rreziku për të vdekur nga kjo sëmundje, proporcionalisht është më i vogël.
Sipas raportit të vitit 2015 për kancerin, në Zvicër rreth 317 mijë njerëz gjatë jetës së tyre kanë marrë diagnozë se janë të sëmurë nga kanceri. Shkak per rritjen e numrit është në radhë të parë fakti se në Zvicër ka gjithnjë më tepër pleq, gjegjësisht po rritet jetëgjatësia e zviceranëve. Ndërsa rreziku në vetvete për t`u sëmurë nga kanceri nuk është rritur, ai ka mbetur afërsisht në të njëjtën shkallë. Por, rreziku për të vdekur nga kanceri madje viteve të fundit ka pësuar rënie.
Për këtë raport janë shfrytëzuar të dhënat nga regjistrat e 12 kantoneve dhe regjioneve, që përbëjnë 62 për qind të popullatës së gjithmbarshme të Zvicrës.
Në Zvicër gjatë vitit vdesin nga kanceri 9000 meshkuj dhe 7000 femra. Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje, nga viti 1983 deri në vitin 2012 te femrat ka rënë për 27 për qind ndërsa te meshkujt 36%.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











