Shqipëria
62 mijë persona kaluan pikat kufitare me Shqipërinë dhe Malin e Zi
Mbi 62 mijë persona kaluan pikat kufitare me Shqipërinë dhe Malin e Zi për një ditë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi kanë kaluar mbi 62 mijë persona, të cilët edhe u janë nënshtruar kontrolleve nga Policia e Kosovës.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka treguar se ditën e djeshme nga numri i përgjithshëm i kalimeve kufitare më shumë persona kanë hyrë në Kosovë, e një numër më i vogël kanë dalë jashtë shtetit.
Në një përgjigje të policisë për FaktePlus thuhet se janë 54 mijë e 533 persona që kanë hyrë në rajonin kufitar në Perëndim, me Shqipërinë dhe Malin e Zi, kurse 7952 persona kanë dalë jashtë Kosovës nëpër këto pika kufitare.
Numri i madh i hyrjeve kryesisht ka të bëjë me kosovarët që kanë kaluar vikendin në bregdetin shqiptar dhe Mal të Zi.
Sipas policisë, numri i veturave të kontrolluara në hyrje ka qenë 12 mijë e 672, ndërsa në dalje ka pasur 3749 të tilla.
Fluksi i autobusëve gjithashtu ishte i madh gjatë vikendit, ku në 24 orëshin e fundit kanë hyrë 182 autobusë, ndërsa kanë dalë në pikë kalimet kufitare 140 autobusë, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkaq, mungesa e certifikatave të gjendjes civile, posedimi i të cilave është i obligueshëm për fëmijët e vegjël të cilët kalojnë këto pika kufitare, duket se nuk ka paraqitur problem për autoritetet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Zyzrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri tani nuk është shënuar ndonjë kundërshtim ose kthim nga ana e kufitarëve të këtyre dy shteteve fqinje, të cilat zakonisht frekuentohet si pika turistike.
“Deri me tani, nuk është raportuar ndonjë problem gjatë kalimit të qytetarëve në pikat kufitare me shtetet fqinje, por ne jemi në proces të nënshkrimit dhe po shpresojmë që shumë shpejt do të fillojë furnizimi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mungesa e certifikatave tash e sa kohë ka bërë që qendrat e regjistrit të gjendjes civile këto shërbime t’i japin për qytetarët në letër të bardhmë, e cila përmban nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar dhe vulën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















