Sport
Me shumë mungesa, sonte Kosova do të kërkojë fitoren e parë ndaj Greqisë
Kosova sot do të luajë ndaj Greqisë nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Dardanët do të jenë mysafirë të Greqisë në stadiumin ‘Panthessaliko’, ku dje (e shtunë) zhvilluan stërvitjen e fundit.
Kosova në tri ndeshjet e muajit qershor ka marr 6 pikë, ku fitoi dy herë (ndaj Qipros dhe Irlandës së Veriut) dhe pësoi humbje pikërisht ndaj Greqisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm në atë ndeshje e shënoi kapiteni i ekipit grek, Tasos Bakasetas.
Nën udhëheqjen e Alain Giresse, Kosova dje ka zhvilluar stërvitjen e fundit dhe është gati për këtë përballje edhe pse ka disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve apo pezullimit.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën dhe Benjamin Kolollin të dëmtuar, ndërsa Lirim Kastratin, Ibrahim Dresevicin dhe Betim Fazlijin nuk do të jenë në fushë shkaku i kartonëve.
Por Kosova i gëzohet rikthimit të Aro Muric dhe Fidan Alitit, të cilët pikërisht ndaj Greqisë ishin ndëshkuar me kartonë të kuq.
Giresse dhe Rashica të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes – duan fitore
Dje gjatë ditë në konferencë për media ishin të pranishëm, Alain Giresse dhe Milot Rashica.
Francezi e ka pranuar që është një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë, por ka kërkuar fitore.
“Na pret ndeshje e vështirë, pasi Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje e tepër e rëndësishme. Fitorja eventuale në këtë takim sigurisht që do t’i rriste ambiciet tona për ta fituar grupin. Pas fitores kundër Irlandës së Veriut e kemi motivin e duhur por të shohim çfarë do të sjellë ndeshja”, ka thënë Giresse.
Ndërkaq, Milot Rashica ka thënë se ka ardhur koha që Kosova ta mposhtë Greqinë, pasi në pesë përballjet e deritashme kemi regjistruar tri barazime e dy humbje.
“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha ta bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë”.
“Kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për ta dhënë maksimumin dhe për ta fituar këtë ndeshje. Presim të jetë ndeshje shumë e vështirë, por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë në ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë” ka theksuar Rashica.
Pas ndeshjes me Greqinë, Kosovës i mbeten edhe dy ndeshje në muajin shtuar, ku udhëton te Irlanda e Veriut më 24 shtator, ndërsa pas tri ditësh pret Qipron në “Fadil Vokrri”.
Kosova në grup radhitet e dyta me 6 pikë, pas Greqisë e cila ka 9 pikë dhe para Qipros Jugore dhe Irlandës së Veriut me nga 1 pikë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











