Shqipëria
Më shumë italianë po e zgjedhin Shqipërinë
Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë, por a është vërtet një vend i përshtatshëm për të jetuar atje?
Kohët e fundit shumë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në një vend jashtë BE-së – që ofron një kosto më të ulët jetese dhe që nuk është shumë larg vendit të tyre, shkruan Mattia Senese në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Gaeta.it”.
Shumë prej tyre, në fakt, kanë treguar interes për vendet e Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë.
Vitet e fundit numri i turistëve italianë është rritur në mënyrë dramatike, pavarësisht se ata jetojnë në anën tjetër të Adriatikut.
Kostot e qëndrimit në Shqipëri janë pothuajse sa gjysma e atyre në Itali.
Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar. Por, a ia vlen vërtet?
Shqipëria ka një ekonomi në zhvillim dhe për momentin shumë shërbime kanë ende një kosto shumë të ulët.
Gjatë verës, në mes të korrikut dhe gushtit, ju mund të merrni me qira një dhomë për dy persona në një hotel – me mëngjesin e përfshirë – për më pak se 70 euro.
Një ditë në plazh me çadër dhe shezlong kushton më pak se 20 euro për dy persona.
Gjithashtu, ju do të keni mundësi të vizitoni plazhe të bukura dhe detin e kristaltë, si Dhërmiu, Himara dhe Saranda.
Një vakt në një restorant lokal kushton mesatarisht 25 euro për dy persona, çmimi është pak më i lartë nëse porosisni peshk – dhe më pak nëse i referohemi një picerie.
Sipas analistëve, italianët e shohin Shqipërinë e sotme me njëfarë melankolie – në fund të fundit, deti Adriatik, plazhet, kuzhina, kthejnë pas në kohë vendpushimet italiane me çmimet e 20 viteve më parë.
Sipas një studimi të fundit, shumë italianë kanë hequr dorë nga pushimet në vendin e tyre – për shkak të çmimeve të larta, duke preferuar destinacionet e huaja.
Për të bërë një krahasim, një javë në Shqipëri për dy persona kushton 500 euro – një shifër e paimagjinueshme në Itali, ku e njëjta shumë do të shpenzohej vetëm për hotelin.
Pra, përgjigjja do të ishte: Po, Shqipëria është shumë e përshtatshme dhe ia vlen të përfshihet në listën e destinacioneve të pushimeve për vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











