Nga Hungaria ka pasur në së shumti kontrabandistë me njerëz që janë kapur duke futur migrantë ilegalë në Austri. Sipas Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 64 hungarezë të arrestuar. Pas tyre vijnë kontrabandistët serbë, sirianë dhe kosovarë. Nga Serbia janë kapur 56 trafikues ndërsa nga Kosova dhe nga Siria janë zënë nga 34 “homologë” te të parëve. Shumica e hyrjeve ilegale nuk vijnë nga Hungaria (1023) por nga Italia (10.244) shkruan oe14.at. Numri më i madh i migrantëve të ardhur së fundi në Austri janë refugjatë lufte nga Siria dhe nga Afganistani. Ardhja e tyre përmes kontrabandistëve, u kushton deri në 12 mijë euro për person sirianëve bën të ditur portali në fjalë, transmeton albinfo.ch. Shifrat aktuale të Ministrisë së brendshme flasin për 34.070 refugjatë të ardhur në Austri gjatë vitit 2014 ose për 24 për qind më shumë se në vitin 2013.
Më së shumti trafikantë nga Hungaria
0 Likes
0 Share
Mashtrim i ri në Zvicër: Mashtruesit paraqiten si punonjës bankash dhe përdorin letra të falsifikuara të Bankës Kombëtare
Thatësira rekord e verës 2026: Liqenet në Zvicër ende po vuajnë pasojat
Këto janë fjalëkalimet më të përdorura në Zvicër – njëri prej tyre befason
Thatësira në Zvicër ngre shqetësime për prodhimin e borës artificiale
Zvicër: Propozim për referendum të veçantë mbi marrëveshjet me BE-në
Në Zvicër po mbyllen gjithnjë e më shumë çerdhe, bie kërkesa për kujdesin ndaj fëmijëve
Fondi pensional i Zvicrës nis hetim të jashtëm pas sulmit kibernetik
Dy të tretat e të rinjve në Zvicër përdorin inteligjencën artificiale për t’u informuar
Veprat e artistit Sislej Xhafa ekspozohen në Francë
Gjermani: 18-vjeçari dyshohet se planifikonte sulm ndaj një xhamie me armë të prodhuara me printer 3D
Shqipëria kërkon raketa HIMARS nga SHBA-ja, marrëveshja e mundshme kap vlerën e 210 milionë dollarëve