E-Diaspora
Me muzikë e valle festojnë Pavarësinë e Kosovës në “Tankstelle”
Rreth 30 veta, ishin grumbulluar me makinat e tyre në arealin e një pompe të benzinës dhe me muzikë me zë të lartë kanë festuar 17 Shkurtin. Kjo ka ndodhur në Stegen, në Tirolin Jugor, krahinë gjermanishtfolëse në Italinë
Në mbrëmjen e të hënës, një grup shqiptarësh të Kosovës kishin zgjedhur një vend të pazakonshëm për të festuar Ditën e Pavarësisë, 17 Shkurtin, shkruan tageszeitung.it. Ata, rreth 30 veta, ishin grumbulluar me makinat e tyre në arealin e një pompe të benzinës dhe me muzikë me zë të lartë kanë festuar duke kënduar dhe vallëzuar, transmeton albinfo.ch. Kjo ka ndodhur në Stegen, në Tirolin Jugor, krahinë gjermanishtfolëse në Italinë.
Kosovarët “sevdallinj” kishin bllokuar për rreth një orë pompën e benzinës dhe kishin bërë që disa qytetarë të ankoheshin për gjithë këtë. Një grua që donte të merrte benzinë për makinën e saj, nuk u kishte besuar syve kur kishte parë skenën në pompë të benzinës…: Një numër makinash rreth e rrotull, valviten flamujt, muzikë me zë të lartë që të shpon veshët, vajza që qëndrojnë me gjysmën e trupit jashtë dritares së makinave dhe këndojnë, ndërkohë që makinat janë në lëvizje… Gruaja e shqetësuar ka raportuar në karabinieri, përcjell albinfo.ch. Një patrullë e tyre ka ardhur dhe prapë ka ikur pas një minute.
Këtu mund të shikoni videon:
https://www.tageszeitung.it/2020/02/21/tanz-auf-der-tanke/
Por, karabinierët që kishin shkuar të shihnin se çfarë po ndodhte, kanë thënë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me delikt që ndiqet penalisht. Ata kanë shtuar po ashtu se nuk ka pasur konsumim alkooli. Ndërsa duke u përgjigjur ankesave të disa qytetarëve se zhurma kishte ndodhur “në mes të natës”, ata u kanë përkujtuar se koha kur ishte festuar në arealin e pompës së benzinës kishte qenë rreth orës 21, transmeton albinfo.ch.
Karabinierët po ashtu kanë konstatuar se askush nga festuesit nuk ishte i dehur. Ata kanë marrë shënimet e personave të pranishëm dhe u kanë thënë atyre që të mos vazhdojnë ta bllokojnë më zonën në fjalë. Një orë më vonë, kur karabinierët kanë ardhur sërish, kremtimi i ksoovarëve kishte përfunduar, transmeton albinfo.ch. Ose ishte bartur në ndonjë vend tjetër, shkruan Tageszzeitung.it.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














