Shkurt.ch
Me “kallash” në dorë hyn në ambientet e universitetit!
Personi i kërkuar është gjetur në bodrumin e ndërtesës së kolegjiumit. Pushka e tij automatike nuk kishte qenë e mbushur ndërsa karikatorin e saj ai e mbante ndaras
Lajmi se një person kishte hyrë në ambientet e Universitetit zë Bazelit, i armatosur me një pushkë automatike, ka shkaktuar një mobilizim të madh të policisë. Kjo ngjarje e pazakonshme ka ndodhur të martën (dje) rreth orës 14.40 dhe ka shqetësuar të pranishmit. Ndërsa arsyetimi i të riut 24 vjeçar ishte “Interesant”: kam pasur të shkoja në mbrëmje për të kryer obligimin e shenjëtarisë (në kuadër të shërbimit ushtarak).
Me të marrë lajmin për personin e armatosur në universitet, policia ka bërë bllokimin e ndërtesës dhe ka kontrolluar atë në hollësi, njoftojnë në Departamentin për Siguri të qytetit të Bazelit. Shkruan albinfo.ch. Përfundimisht, personi i kërkuar është gjetur në bodrumin e ndërtesës së kolegjiumit. Pushka e tij automatike nuk kishte qenë e mbushur ndërsa karikatorin e saj ai e mbante ndaras, thuhet më tutje në komunikatën e policisë.
Për policinë, rasti tashmë konsiderohet i mbyllur. Por, masa eventuale ndaj 24 vjeçarit, mun d të marrë policia ushtarake.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












