Shkurt.ch
Mbyllet Panairi i Veturave në Gjenevë: Më pak vizitorë se që është pritur
Gjatë 11 ditëve panairi është vizituar nga 660.000 veta. Kjo është për 30 mijë më pak se një vit më parë, dhe për 40 mijë më pak se sa ishte pritur
11 ditë nga hapja e tij, ka mbyllur sot dyert Panairi i automobilave i Gjenevës, më i madhi në Zvicër dhe njëri ndër më të mëdhenjtë në Evropë e më gjerë.
Ndryshe nga pritjet, panairi në edicionin e sivjetmë ka qenë më pak i vizituar se në edicionin e një viti më parë, shkruan srf.ch. Kështu, gjatë 11 ditëve sa ka qenë në dispozicion, panairi është vizituar nga 660.000 veta, transmeton albinfo.ch. Kjo është për 30 mijë më pak se një vit më parë, dhe për 40 mijë më pak se sa ishte pritur, pasi që prognozat bënin fjalë për 700 mijë vizitorë të mundshëm.
Por edhe përkundër këtij bilanci jo të mirë sa i përket shifrave të mysafirëve, organizatorët shprehen të kënaqur me panairin në përgjithësi. Sipas tyre ka pasur më pak trafik nëpër rrugë dhe më pak tollovi në parkingje por prandaj më shumë hapësirë për debat në stendat e panairit.
Në panairin e 88-të me radhë të Gjenevës, rreth 180 ekspozuar nga e gjithë bota kanë prezantuar para publikut 110 premiera evropiane dhe botërore nga industria automobilistike.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













