Lajme
Mbyllet një shkollë në Vjenë, në ditën e parë të rihapjes
Një mësuese e shkollës dyshohet se është infektuar me Covid 19. Mësuesja ishte të premten e kaluar në një konferencë të mësuesve, ndërkohë të shtunën kishte marrë pushim mjekësor
Një shkollë fillore në Vjenë u dashtë të mbyllej që në ditën e parë të rihapjes. Kjo për shkak të një dyshimi me koronavirus.
Një mësuese e shkollës dyshohet se është infektuar me Covid 19. Mësuesja ishte të premten e kaluar e pranishme në një konferencë të mësuesve, ndërkohë të shtunën ajo kishte marrë pushim mjekësor, raporton heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Drejtoresha e shkollës private nga qarku 18-të në Vjenë (Währing) ka kthyer në shtëpi 200 nxënës, pasi ekzistonte dyshimi se mësuesja ishte sëmurë me Covid-19 apo edhe mësues të tjerë që kishin marr ëpjesë në atë konferencë.
Zëdhënësja e kësaj shkollës, Sonja Wegleitner nuk mundi ta konfirmonte rastin, por shpjegoi se personi në fjalë ka shfaqur simptoma si “ethe e lartë”.
Mësuesja duhet t’i nënshtrohet një testi dhe rezultatet pritet të dalin gjatë ditës.
Autoritetet përgjegjëse në qytetin e Vjenës kanë filluar hetim për këtë rast, ndërsa Ministria e Arsimit ka njoftuar përpunimin e planit për raste të tilla.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










