Lifestyle
Mbretëresha refuzon xhirimet e “Star Wars”
Pallati Mbretëror i kishte thënë jo xhirimeve të franshizës së njohur kur ajo donte të xhironte skena në Windsor Great Park, Berkshire
Një kërkesë e “Star Wars” për të xhiruar në tokën e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, ishte hedhur poshtë.
Pallati Mbretëror i kishte thënë jo xhirimeve të franshizës së njohur kur ajo donte të xhironte skena në Windsor Great Park, Berkshire.
Një zëdhënës i mbretërisë ka thënë se skenat e planifikuara nuk ishin të përshtatshme për këtë park.
“‘Star Wars’ ishte një gjë e madhe në të cilën rrezikohej parku. Lokacioni në të cilin ata ishin të interesuar nuk ishte i përshtatshëm për shumë njerëz aty. Prioriteti ynë kryesor është të mirëmbajmë dhe të ruajmë Windsor Great Park dhe ne mund të pranojmë xhirime nëse jemi të sigurt se rreziku për parkun është minimal. Por ‘Star Wars’ është makineri e madhe dhe nuk ishte për këtu”, ka thënë zyrtari i mbretërisë për këtë pronë, Nick Day për BBC, përcjell Albinfo.
Një pjesë e parkut 5000 akër u përdor së fundmi për filmin e fundit të “Winnie-the-Pooh”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













