Kinema
Mbrëmje me filma të metrazhit të shkurtër dhe bisedë me regjisorët
Evenimenti do të mbahet këtë të shtunë, më 19 mars në Flamatt (FR), në këtë adresë: Austrasse 14, 3175 Wünnewil-Flamatt
Në kuadër të aktiviteteve të parapara për vitin 2022, Sh.K. “Vëllazërimi kombëtar“, me iniciativë të mikut të shoqatës, artistit Naski Abdixhiku, organizon një mbrëmje me filma të metrazhit të shkurtër të disa regjisorëve shqiptarë.
Evenimenti do të mbahet këtë të shtunë, më 19 mars, në Flamatt (FR), në këtë adresë: Austrasse 14, 3175 Wünnewil-Flamatt
Mbrëmja është paraparë të ndahet në dy pjesë dhe me këtë program:
Pjesa e parë (18:00 – 20:00)
– Fjala hyrëse e organizatorëve
– Projektimi i filmave: “Çlirimi”, 28 min (regjisor: Burim Haliti); “Hekurishtja”, 25 min (regjisor: Burim Haliti); “Piano”, 26 min (regjisor: Xhelal Haliti)
Bisedë me regjisorët
Pauzë e shkurtër
Pjesa e dytë (20:00 – 21:00)
– Projektimi i filmave: “Skenari i nënës”, 42 min (regjiisor: Kastriot Saqipi); “Lorin”, 3.20 min (regjisor: Ajas Kuliçi)
Bisedë me regjisorët
Mbrëmja do të përmbyllet me një aperitiv modest dhe bisedë të lirë mes pjesëmarrësve dhe regjisorëve.
Evenimenti përkrahet financiarisht nga z. Shenasi Hetemi.
https://www.youtube.com/embed/r4gTede70MI“
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Mars 2022
- Ora18:00
- LokacioniWünnewil-Flamatt
- Data e përfundimit17 Mars 2022 - 14:00
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë