Kosova
Mbi 92% të votave të numëruara në Kosovë
Prishtina mbetet komuna e vetme ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar, ndërsa janë publikuar edhe kandidatët më të votuar të partive kryesore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në mëngjesin e së shtunës janë numëruar 92 për qind e votave në nivel vendi, përcjell albinfo.ch.
Sipas përditësimit të fundit, janë numëruar 2,497 nga gjithsej 2,691 vendvotime, ndërsa procesi po vazhdon vetëm në komunën e Prishtinës, e cila mbetet e vetmja pa përfunduar numërimin.
Bazuar në rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 44.09 për qind të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.82 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban pozitën e tretë me 17.07 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.09 për qind të votave.
Sipas projeksionit aktual të mandateve, Vetëvendosje ka 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23 mandate, LDK-ja 19 mandate dhe AAK-ja 8 mandate.
Kandidatët më të votuar në LVV
Kryeministri Albin Kurti mbetet kandidati më i votuar në vend me 256,892 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 203,723 vota, Albulena Haxhiu me 121,280 vota, Hekuran Murati me 103,532 vota dhe Donika Gërvalla me 98,968 vota.
Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar të LVV-së janë edhe Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.
Kandidatët më të votuar në PDK
Bedri Hamza kryeson listën e Partisë Demokratike të Kosovës me 117,587 vota. Pas tij vijnë Përparim Gruda me 71,713 vota, Arian Tahiri me 62,175 vota, Uran Ismaili me 58,760 vota dhe Sala Jashari me 37,893 vota.
Në dhjetëshen më të votuar të PDK-së përfshihen gjithashtu Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Rrahman Rama.
Osmani dhe Abdixhiku më të votuarit në LDK
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara rezulton Vjosa Osmani Sadriu me 81,493 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 73,904 vota.
Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Ukë Rugova, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj kompletojnë listën e kandidatëve më të votuar të kësaj partie.
Ardian Gjini prin në AAK
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati më i votuar deri tani është Ardian Gjini me 40,609 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 36,516 vota dhe Daut Haradinaj me 27,575 vota.
Në mesin e më të votuarve janë edhe Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arber Tolaj dhe Albana Bytyqi.
Numërimi i votave pritet të vazhdojë gjatë ditës, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas përmbylljes së procesit në të gjitha vendvotimet dhe verifikimit të plotë të votave./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













